Sadik Bejko
20/03/2005 Bërsi për poezi të fortë
Dhe ishte një moshë kur mund të bridhte lirishtave, qetë ugareve mund t’i kishte mprehur, mbi supet e mprehta, lidhur me copat e këmishës, rrugën tërë plagë e kishte hedhur. Ai është Sadik Bejko, i shkruar poetikisht në vitin 1972, i destinuar për t’u mbyllur në shpellën e mohimit e të harrimit, nga ku do të lindë poezia pikëlluese, filozofike, dritëpërthyer te vëllimi “Letër Hamurabit”, që e plotëson portretin e autorit, duke e radhitur si poet që bën të lindë e të mos vdesë poezia, edhe kur mungon drita. Ai i beson fjalës dhe rrënjëve të patriotizmit e sublimes që përcjell filozofia e vjetër e njeriut, ai zhbiron e nxjerr gjallë figurën, duke e përmbushur me kuptim. Metafora e tij është gati e përbindshme, duke dominuar para se t’i gjendet fermenti i kuptimit fillestar. (ç’të bëja, i gërryer me dhëmbë fildishi / në një dritë kaq filtruese, të kthjellët / në llamburitje i krehur, i nderë / para një maje që kurrë s’e arrijmë / ngulur në një qiell të thellë?) Intelektualizmi, filozofia dhe krijimtaria janë koncepte shumë të gjera për t’i mbështjellë në një pikëvështrim ngacmues të hierarkisë së poezisë së poetit Sadik Bejko, por nuk mund t’i shikosh të ndara, të veçanta njëra nga tjetra këto gjykime, pasi falë aftësisë dhe talentit të poetit, aty i gjen të gjitha, edhe intelektualin, edhe filozofin, edhe poetin. Si intelektual, ai është mbajtës i veprimtarisë shpirtërore, i shenjuar në pikëvështrimin kulturor, njeri i plotësuar me një kulturë të mirë e dashamirës i studimeve e, që vlerat e tij i vë në shërbim të njerëzimit. Nuk po e zgjeroj të dhënën, duke e specifikuar në njeriun me aftësinë për të mbajtur me zotësi e demonstruar një influencë të thellë në përbërje të një organizimi politik apo të një drejtimi ideologjik, pasi sot intelektualizmi i tij është dominues e sfidues në letërsi më shumë se kurdoherë tjetër, më shumë se në çdo fushë tjetër.
Sot dua t’i mëshoj përkufizimit si intelektual për të nënvizuar tek poeti një nivel të lartë superioriteti, duke përdorur fjalën dhe gjuhën jo si instrument, por si strukturë. Duke perifrazuar A.Gramshin, kur thotë që: “Për intelektualët është e domosdoshme gjithë hapësira sociale që demonstron funksionet organizative në aspekte të ndryshme, si në fushën e prodhimit, si në atë të kulturës, si në politikën administrative”, këmbëngul në hapësirën e madhe që i duhet lejuar poetit për të shprehur kulturën e tij. E më shumë se çdo gjë, intelektuali ka nevojë për pushtetin e fjalës, pushtet të cilin ta siguron mrekullisht poezia, letërsia, krijimtaria.
Pasi ka këputur fijet e barit truallit të përhënët, ka ngrënë gurët që i hanë delet nga uria, ka ngrënë kaçubet me hije shtazësh, në ligësi, poshtërim e egërsi mbarsjesh, tash hambarët e tij e dërrmojnë me vallen e dhunshme mbi fytyrë, mbi sytë e gjer në eshtrën e syrit. Këto kupton nga poezia e Bejkos, kupton magjinë dhe pafundësinë e bukurisë së fjalës.
Fuqia e fjalës është përdorur në formën më të veçantë në poezinë e autorit, duke e specifikuar poetin jo si pastërti absurde, po gjithmonë si një esencë që ushtrohet paradoksalisht mbi gjuhën. Puna e Sadik Bejkos në poezi, është bërë qëllim e domosdoshmëri në vetvete, ai ka gjetur karakterin ndërmjetës, ai përfton në fund të fundit letërsinë si qëllim, lexuesi fillon e kërkon një marrëdhënie të ndërsjelltë, duke ia përcjellë poetit gjithmonë si mjet e në këtë intrigë joshëse të pafund, Sadik Bejko rigjen botën. Poeti ka humbur përfundimisht përbërjen e botës së tij në brendinë e fjalës. Kështu, ai duke punuar me gjuhën, ka përfunduar mrekullisht artin e të shkruarit bukur. Megjithatë, kjo lloj magjie që përcillet në poezinë e Sadik Bejkos, do të ishte e mangët pa frymën filozofike, e cila vjen natyrshëm, prej një zotërimi të madh e të pafund të të dhënave në drejtim të marrëdhënies njerëzore dhe shoqërore, në drejtim të qytetërimit e historisë së kulturave, flirteve dhe kombinimeve të tyre të habitshme, sipas vendit, kohës dhe llojit.
Pastaj mbërrijmë në poezitë e Sadik Bejkos, duke i lexuar sipas një kodi të veçantë, të cilin po arrite ta dallosh në strukturën e tij poetike, ke fituar shumë, si nga muzat e poetit, si nga filozofia e fjalës, si nga intelekti i njeriut. Vepra e tij ka ardhur e sigurtë drejt një konsolidimi tejet cilësor, duke krijuar gati një mit poezie te “Letër Hamurabit” që, për mendimin tim mbetet poezia më e bukur e poetit. Më tej, ai ndërton poemthin - Orakujt e mbrëmjes - te “Psallm atit”, që e përvijojnë më thellë domosdoshmërinë për ta rilexuar poetin me sigurinë se gjithmonë do gjesh një gjë që ai nuk e ka thënë, ku më në fund lexuesi gjunjëzohet fisnikërisht para poezisë së Sadik Bejkos dhe merr frymë thellë, duke shijuar pafundësisht magjinë dhe artin e fjalës.
Poeti Ali Podrimja ka përmbledhur një pjesë të mirë nga poezia e S.Bejkos, duke ia shërbyer lexuesit sipas një mase të lavdërueshme përzgjedhjeje në librin “Perëndim me pak natë”, por, nëse do t’i kesh të gjithë librat e poetit me gjithë kohën e pamëshirmshme që i ka bërë të jenë larg njëri-tjetrit në botim, do të zbulosh poezi që flasin gjithmonë ndryshe, sipas gjendjes e sipas formimit. Nëse te “Rrënjët” ndihet pesha e fjalës dhe ogurit të mirë për njeriun (..dhe koha kishte të tjera drita, …zjarri mbante në dorë muzgun, në tjetrën agimin), si ka përfunduar poezinë “Kënga e fundit për zjarrin” poeti këtë strukturë e përdor gati në të gjitha poezitë e vëllimit. Ndërsa te “Letër hamurabit” dallohet lehtë mendimi i thellë, i mençur, i sjellë me shumë frymë filozofike, figurat gjithmonë janë të mbarsura, duke lëshuar e rilëshuar deri në pambarim shkëndija pezmi e një lloj finese që e bën poezinë më shumë se poezi, e bën frymë, dritë pas errësire, agim pas nate. E në këto raste, edhe drita, edhe agimi duken gjithmonë më të forta. Poeti rreket të gjejë…. Ku është çasti prej drite e ngjyre / imazhi aq i verbues i fortë, / si flakja nga barku i nënës /Të hedh plasur, plasur drejt e në tokë… dhe kupton se do të thotë të rilindësh. Kjo është fryma filozofike veshur me intelektualizmin gjuhësor e njerëzor, e shprehur në gjithë poezinë e Bejkos, apo në kodikët magjikë të Sadik Bejkos.