Drejt konfliktit?

20/03/2005 Tension në Lindjen e Largme. ǒkurs po ndjekin Japonia dhe Kina
Kina është “fëmija i ri” i bllokut aziatiko-lindor, por Japonia nuk ka dëshirë të hapë rrugë. Rezultat i kësaj ka qenë një rritje kohët e fundit e mosbesimit të vjetër mes dy vendeve, teksa marrëdhëniet vazhdojnë të prishen. Japonia ka nisur tashmë të përgjigjet si politikisht, ashtu edhe ushtarakisht
Rruga që mund të përshkohet nga ky vend mund të çojë në një shpërthim: Azia – ndryshe nga Evropa, e cila ka aleancën e saj të NATO-s – nuk ka një strukturë të përbashkët sigurimi. Në raportin e saj më të fundit në lidhje me mbrojtjen e vendit, Japonia e quante gjigandin tjetër aziatik, Kinën, një kërcënim potencial
Sa më shumë që Japonia – vendi i dytë më i madh industrial në botë – izolon vetveten nga fqinjët e saj aziatikë, aq më shumë ajo do të anojë nga Shtetet e Bashkuara, për t’u mbrojtur. Dhe këtë Japonia e di. Tokio la mënjanë më shumë se një gjysmë shekulli politike mënjanimi ushtarak për t’u bërë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Amerika në Irak
Nuk pati as të vdekur as të plagosur, por megjithëkëtë, shënjestra e kuptoi paralajmërimin: dy bomba shpërthyen përpara shtëpisë së Yotaro Kobayashi, shef i Fuji Xerox, kompanisë së prodhimit të fotokopjeve me qendër në Tokio. ǒka bërë? Biznesmeni ka bërë thirrje për më shumë dialog mes Japonisë dhe Kinës. Në fakt, nuk është ndonjë arsye e fortë, por qëkurse një nëndetëse bërthamore kineze hyri në ujërat japoneze, në nëntor të vitit të kaluar, çdo lloj dege ulliri drejtuar Kinës është konsideruar herezi në Japoni. Në fakt, që nga incidenti i nëndetëses, marrëdhëniet ndërmjet dy rivalëve aziatikë arritën në pikën e tyre më të ulët, që nga koha e normalizimit të tyre në 1972.
Javën e kaluar, Pekini ndezi edhe më ndjenjat antikineze në Japoni. Kongresi Kombëtar Popullor i Kinës e rriti me afro 12.6 për qind buxhetin për Ushtrinë Popullore të Kinës, duke e çuar në më shumë se 22 miliardë euro. Më pas, si për të plotësuar fyerjen, udhëheqje kineze i dha të drejtën ligjore vetvetes për të pushtuar Taivanin. Udhëheqësit komunistë në Kinë po e kërcënojnë këtë republikë demokratike ishullore – e parë nga fqinji i fuqishëm si provincë renegate – me mjete jo paqësore nëse shpall pavarësinë.
Në Tokio, ky shkallëzim i kohëve të fundit shkaktoi disa frikëra të thella. Duke prezantuar një legjislacion të tillë, Pekini, për herë të parë, është duke ushtruar presion mbi vetveten për të detyruar Taivanin të rikthehet në Republikën Popullore – edhe me dhunë, nëse do të jetë e nevojshme. Duke bërë këtë, Kina është duke shtrënguar disi edhe pozitën e Japonisë, një vend shumë i varur nga lëndët e para: Japonia shikon se një prej rrugëve më kryesore të transportit, Gjiri i Taivanit, është tashmë në rrezik. Këmbëngulja në vijim të këtij ligji do të shkaktojë një luftë të re, paralajmëron gazeta “Sankei”.
Fakti që dhjetëmijë vetë dolën në rrugët e Taivanit duke protestuar, nuk ishte aspak befasi për udhëheqjen e Pekinit. Në posterat e tyre thuhej “Jo Aneksimit”, ndërkohë që demonstruesit e zemëruar thërrisnin me zë të lartë: “Taivanezë, ngrihuni, rezistojini hegjemonisë kineze”. Një tjetër faktor ndikues në situatën aktuale në Azinë Lindore është shpejtësia, me të cilën dy pozicionet – ai i Kinës nga njëra anë kundrejt atij të Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara nga ana tjetër – po ashpërsohen. Me Ligjin e Marrëdhënieve me Taivanin të vitit 1979, Uashingtoni ka bërë të qartë se do ta trajtojë një sulm të mundshëm ndaj ishullit si një ngjarje “shumë shqetësuese”.
Çfarë ndodhi me shkrirjen e akujve?
Pjesa tjetër e botës, aktualisht e përqëndruar në Irak, ka nisur edhe ajo të shqetësohet tashmë. Çfarë ndodhi me harmoninë e deritanishme në Azi? Vitin e kaluar, Kina zëvendësoi Shtetet e Bashkuara si partneri më i rëndësishëm tregtar i Japonisë. Dhe pas futjes kohët e fundit të shërbimit të udhëtimeve çarter nga Taivani në Kinë, u duk madje se pati edhe një farë shkrirje akujsh mes Taipeit dhe Pekinit.
Por, mënyra se si doli në skenë ligji i ri nuk lë shije shumë të mirë. Kur udhëheqja kineze ishte duke e hartuar atë dokument, ata prisnin që lëvizja për pavarësi në Taivan do të fitonte zgejdhjet në atë vend në dhjetor 2004. Megjithatë, pavarësisht rezultateve të dobët e të papritur të partive, që bëjnë thirje për pavarësinë e Taivanit, Kina nuk dëshiroi që të ndryshojë planet e saj fillestarë. Komunistët e kanë lidhur shumë ngushtë pushtetin e tyre me ndezjen e zjarreve patriotikë në mosmarrëveshjet me Taivanin dhe Japoninë.
Teksa superfuqia Kinë është zgjuar dhe po rritet me shpejtësi, kanë nisur të dalin sërish në pah dallimet e vjetra mes rivalëve të dikurshëm. Dhe Taivani ka qenë prej një kohe të gjatë objekt konflikti. Ky ishull ishte preja e Japonisë, kur ajo fitoi luftën kundër Kinës në 1894–1895 dhe kolonizimi nga ana e saj e ishullit e zgjeroi edhe më shumë ekspansionin agresiv të Japonisë në Azinë Lindore. Në vend që të bëhej një manare e Kinës, Japoni u shfaq si një rival i fuqishëm në Azinë Lindore. Për Kinën, Taivani u kthye në një simbol poshtërues të ndarjes së perandorisë së saj, një proces të cilin Japonia e nxiti dhe mbështeti në mënyrë brutale.
Edhe pas humbjes së saj në Luftën e Dytë Botërore, Japonia vazhdoi të ruajë dhe madje përforcojë një marrëdhënie të thellë me Taivanin. Ish-udhëheqësit kolonialë japonezë, natyrisht që i kishin nënshtruar popullin e ishullit në vitet paraardhës, por duke u krahasuar me kinezët komunistë dhe nacionalistët e Çiang Kai Shisë, të cilët arritën të pushtojnë Taivanin në vitin 1949, japonezët filluan të shihen me një dritë më favorizuese nga ana e vendasve. Shumë prej banorëve më të vjetër të ishullit, përfshirë këtu edhe presidentin e parë të zgjedhur në rrugë demokratike të Taivanit, Li Teng Hui, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite që të flasin japonisht. Libri i tij mbi etikën e samurajve japonezë është i mbushur plot vlerësime për metodat tradicionale të luftimit në Japoni, por edhe vendin e tij.
Japonia në sediljen e pasme
Megjithatë, sot, sa më shumë kalon koha, aq më shumë pushtet humbet Japonia kundrejt Kinës në Azinë Juglindore. Kina dëshiron të krijojë një zonë të tregtisë së lirë në bashkëpunim e zonën e tregtisë së lirë ekzistuese në Azinë Juglindore ASEAN, një hapësirë që me shumë gjasa do të përfshijë 2 miliardë njerëz. Tokio është duke e parë gjithë dyshim këtë projekt që, gjithsesi, i përket së ardhmes. Për arsye se Japonia është gjithnjë e më shumë e shqetësuar nga konkurrenca e jo e kushtueshme që buron nga pjesa tjetër e Azisë – dhe ka bërë përpjekje për të mbrojtur fermerët e vet të orizit – vendi ka zgjedhur të qëndrojë larg marrëveshjeve të lira të tregtisë, përveç njërës, me Singaporin.
Sa më shumë që Japonia – vendi i dytë më i madh industrial në botë – izolon vetveten nga fqinjët e saj aziatikë, aq më shumë ajo do të anojë nga Shtetet e Bashkuara, për t’u mbrojtur. Dhe këtë Japonia e di. Tokio la mënjanë më shumë se një gjysmë shekulli politike mënjanimi ushtarak për t’u bërë pjesë e koalicionit të udhëhequr nga Amerika në Irak. 550 ushtarët japonezë janë të vendosur tashmë në Irak dhe kjo është hera e parë që nga viti 1945 që Japonia ka dërguar trupa në një zonë lufte. Në shkëmbim të kësaj, Shtetet e Bashkuara kanë premtuar rritjen e bashkëpunimit në vijat bregdetare japoneze: Tokio dhe Uashingtoni shpallën kohët e fundit një “interes strategjik” në gjetjen e një “zgjidhjeje paqësore” e tensioneve në Gjirin e Taivanit.
Kjo deklaratë e bërë nga ana e Japonisë ndikoi edhe më shumë në thyerjen e një tabuje të politikës së jashtme të këtij vendoi në rajonin e Azisë së Largme. Dhe rruga që mund të përshkohet nga ky vend mund të çojë në një shpërthim: Azia – ndryshe nga Evropa, e cila ka aleancën e saj të NATO-s – nuk ka një strukturë të përbashkët sigurimi. Në raportin e saj më të fundit në lidhje me mbrojtjen e vendit, Japonia e quante gjigandin tjetër aziatik, Kinën, një kërcënim potencial.
Konflikti aziatik ndizet edhe më nga planet e Bashkimit Evropian për të liruar disi embargon e derisotme të armëve kundër Kinës – një embargo që kish nisur të zbatohej dhe nuk ish thyer asnjëherë që nga koha e masakrës së Sheshit Tienanmen, në vitin 1989. Tani, 16 vjet pas asaj ngjarjeje të përgjakur, Kancelari Gjerman, Gerhard Shrëder dhe Presidenti francez, Zhak Shirak, i kanë kthyer sytë nga tregu i madh kinez, si dhe premisat e tij për kontrata të majme dhe shumë interesante për evropianët. Kjo lëvizje nuk ndihmon aspak për të reduktuar frikërat japoneze kundrejt Kinës.
Në fakt, konflikti ndërmjet dy fqinjëve nuk është aspak teorik në natyrën e tij: konfliktet territorialë ndërmjet Kinës dhe Japonisë janë gjithnjë duke u rritur. Një prej pikave shumë të nxehta, që kanë shkaktuar dhe mund të shkaktojnë edhe më shumë mosmarrëveshje janë ishujt e shumëkontestuar Senkaku (që në kinezçe njihen si Diaoiu), vendndodhja gjeografike e të cilëve është ndërmjet Japonisë dhe Kinës. Specialistët besojnë se ka sasi shumë të mëdha rezervash nafte, që rrethojnë këta ishuj shkëmborë. Tokio nxitoi të nënvizojë edhe një herë pretendimin e saj për këta ishuj, muajin e kaluar: qeveria japoneze mori zyrtarisht nën kontroll një far të vendosur në mënyrë të pavarur nga aktivistë ultranacionalistë japonezë disa vite më parë.
Zënka për shkëmbinj
Një tjetër objektiv i japonezëve është ishulli Okinotori, i cili ndodhet në lindje të ishullit të Taivanit. Japonia ka në plan që ta zgjerojë dhe kthejë në një bazë strategjike, duke sjellë kështu si rrjedhojë përforcimin e pretendimeve të saj për sferën e interesit ekonomik të Japonisë në Azinë Juglindore. Arsyet janë më se të qartë: të dy vendet janë përfshirë aktualisht në një betejë gjithnjë e më intensive për lëndët e para të rajonit. Vitin e kaluar, Kina zëvendësoi Japoninë si importuesi i dytë më i madh në botë i naftës. Ndërkohë, përgjigjja e rivalit të saj kryesor brenda kontinentit aziatik ishte përdorimi i stimujve masivë ekonomikë, në përpjekje për të bindur Rusinë që të ndërtohet një naftësjellës i ri siberian, që do të zgjatet nga Nachodka (pranë Vladivostokut) dhe që do të shkojë jo siç ishte planifikuar në fillim, pra drejt verilindjes industriale të Kinës. Duke nisur nga Nachodka, nafta do të transportohet më pas me çisterna detare drejt Japonisë.
Në të njëjtën kohë, ministri i Tregtisë i Japonisë, Shoiki Nakagava, është duke akuzuare vazhdimisht kinezët se janë duke bërë në mënyrë të paligjshme shpime për gaz në një pjesë të Detit të Kinës Lindore, një zonë që Japonia pretendon se e ka të sajën. Vendburimi kinez i gazit natyror, Chunxiao është në krahun kinez të atij që Tokio e njeh si kufiri mes dy vendeve. Por Kina, siç ankohet Nakagava, është duke thithur në mënyrë të vazhdueshme gaz nga pjesa japoneze e vendburimeve.
Japonia, që dikur admirohej si numri 1 i Azisë, nuk është më e gatshme që të rrijë pasive, ndërkohë që Kina zgjat gjithmonë e më shumë kthetrat e saj. Duke u ndier disi e pasigurtë pas disa vitesh krizë, Japonia i është nënshtruar tashmë një procesi rinovimi dhe riparimi. Që tani, Japonia ka nivelin e dytë më të lartë të shpenzimeve ushtarake në të gjithë botën. Në të ardhmen e afërt, liberaldemokratët, që janë në qeverisjen e vendit aktualisht, kanë ndërmend që ta ndryshojnë kushtetutën pacifiste të pasluftës së Dytë Botërore – dhe në këtë drejtim ata kanë edhe mbështetjen e padiskutueshme të opozitës së vendit. Në versionin e vjetër të kësaj kushtetute shumë paqësore, të cilën praktikisht forcat pushtuese amerikane ia diktuan Japonisë në vitin 1946, kombi japonez hiqte dorë nga çdo lloj lufte. Tani, vëzhguesit presin që roli i të ashtuquajturave Forca Vetëmbrojtëse do të përcaktohet shumë qartë në dokumentin e ri.
Jo shumë kohë më parë, Presidenti i SHBA, Xhorxh Bush, deklaroi se Shtetet e Bashkuara janë të angazhuara më shumë se kurrë në rajonin e Azi-Paqësorit. "Suksesi i këtij rajoni është me rëndësi themelore për të gjithë botën, dhe unë jam i sigurt se shekulli i 21 do të jetë shekull Paqësor. Ne synojmë që të kemi një rajon paqësor, ku asnjë forcë apo koalicion forcash nuk do të mund të rrezikojë liritë e kombeve të tjera”.
Amerika dhe Japonia kanë krijuar një nga aleancat më të mëdha dhe jetëgjata të kohëve moderne. "Japonia dhe Amerika kanë të njëjtin vizion për të ardhmen e rajonit Azi-Paqësor - një bashkim i kombeve të lira e paqësore", tha ai.
Megjithatë, Bush paralajmëroi se Azia përballej me kërcënimin e përhapjes së teknologjisë së raketave dhe zhvillimit të armëve të shkatërrimit në masë. Presidenti tha se Amerika donte një rajon, ku njerëzit me prejardhje të përbashkët të mos ndaheshin më nga zona të çmilitarizuara dhe bateri raketash.
Bush tha se SHBA do të parandalojë çdo agresion ndaj Koresë së Jugut dhe do të vazhdojë të kujtojë nevojat e Taivanit, ndërsa do të punojë me Kinën.
“Qoftë në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, qoftë në marrëdhëniet me Azinë ne gjithmonë jemi tërhequr për hunde dhe drejtuar nga të tjerët”, thotë Shinzo Abe, i partisë LDP, i cili shihet nga shumica e japonezëve dhe opinionistëve si pasardhësi më i mundshëm i Kryeministrit Junikiro Koizumi. Megjithatë, këmbëngul tashmë Abe, Japonia është e detyruar dhe duhet që të ndjekë një politikë të jashtme ku të jetë ajo që udhëheq të tjerët.
Një retorikë e tillë frikëson shumë vetë në kontinentin e Azisë, sidomos duke patur parasysh mungesën e gatishmërisë së Japonisë për të shprehur keqardhje dhe falje për krimet e kryera gjatë Luftës së Dytë Botërore. Masakra e vitit 1937 në Nanjing, në të cilën gjetën vdekjen të paktën 260 mijë civilë kinezë, është thjesht shembulli më i dukshëm. Ministria e Jashtme në Tokio ka në fakt të regjistruara ato pak të falura që Japonia ka kërkuar në mënyrë zyrtare. Por, edhe sot, 60 vjet pas përfundimit të luftës, vendi është shumë larg të njohurit të së kaluarës së tij dhe i gatshëm të bëjë përpjekje për shlyerje të fajit.
Vizitat e rregullta të Kryeministrit Koizumi në Vendin e Shenjtë Jasukuni, në Tokio, e cila është një përkujtimore e të rënëve të Japonisë, shihen të gjitha si provokime nga ana e fqinjëve të Japonisë në rajon. Monumenti është gjithashtu një nderim për kriminelët kryesorë japonezë të luftës, të ekzekutuar në vitin 1948. Në protestë ndaj këtyre vizitave të vazhdueshme të Kryeministrit japonez, Presidenti i Kinës, Hu Jintao, në mënytrë të vazhdueshme ka refuzuar të takohet me Koizumin, qoftë në Pekin, qoftë në Tokio.
Dy udhëheqësit aziatikë kanë shumë gjëra për t’i thënë njëri-tjetrit – ata duhet të flasin në lidhje me programin bërthamor të diktatorit stalinist të Koresë së Veriut, KIM JONG III, një prej temave kryesore të listës së mundshme të diskutimeve. Në vend të kësaj, Kina dhe Japonia vazhdojnë ta shohin njëra-tjetrën me shumë dyshim. Secila kundërshton tjetrën, dhe asnjëra nuk është e gatshme të lëshojë.
Benzinë zjarrit
Konflikti aziatik ndizet edhe më nga planet e Bashkimit Evropian për të liruar disi embargon e derisotme të armëve kundër Kinës – një emargo që kish nisur të zbatohej dhe nuk ish thyer asnjëherë që nga koha e masakrës së Sheshit Tienanmen në vitin 1989. Tani, 16 vjet pas asaj ngjarjeje të përgjakur, Kancelari Gjerman, Gerhard Shrëder dhe Presidenti francez, Zhak Shirak, i kanë kthyer sytë nga tregu i madh kinez, si dhe premisat e tij për kontrata të majme dhe shumë interesante për evropianët. Kjo lëvizje nuk ndihmon aspak për të reduktuar frikërat japoneze kundrejt Kinës.
Në fakt, konflikti ndërmjet dy fqinjëve nuk është aspak teorik në natyrën e tij: konfliktet territorialë ndërmjet Kinës dhe Japonisë janë gjithnjë duke u rritur. Një prej pikave shumë të nxehta që kanë shkaktuar dhe mund të shkaktojnë edhe më shumë mosmarrëveshje janë ishujt e shumëkontestuar Senkaku (që në kinezçe njihen si Diaoiu), vendndodhja gjeografike e të cilëve është ndërmjet Japonisë dhe Kinës. Specialistët besojnë se ka sasi shumë të mëdha rezervash nafte posht ujërave që rrethojnë këta ishuj shkëmborë