Stalini Titos: “Pushtojeni Shqipërinë me mend në kokë”
20/03/2005 “Banda e Titos” dhe bllofi i pushtimit të Shqipërisë
Si ishte situata e partisë pas demaskimit të Nako Spirus? Cila ishte rezoluta që u përgatit nga Enveri për akuzat kundër Spirut? Çfarë fshihej pas intrigës së përhapur mbi “Bandën e Titos”? Çfarë deklaroi Stalini pas kërkesës jugosllave për bashkimin federal ballkanik? Cili ishte lajmi bllof midis jugosllavëve dhe rusëve? Pse u zemërua Enveri nga vizita e përfaqësuesit komunist të Kremlinit?
Historiania ruse, Nina Smirnova, në librin “Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX”, botuar nga "Ideart", sjell dëshmi dhe fakte të reja përmes shfrytëzimit të arkivave të panjohura të Moskës, Beogradit, Parisit, Berlinit, Londrës, Romës, Athinës e Tiranës. Në këtë botim voluminoz prej gati 800 faqesh, përfshihen mbi 250 bibliografi të reja, të panjohura më parë. Smirnova ishte njohëse e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njihte fare mirë frëngjishten, italishten dhe anglishten, lexonte gjermanisht dhe greqisht.
“Shqipëria, vendi më i vogël e më i dobët i Evropës, që e fitoi pavarësinë kombëtare në fillim të shekullit XX, në vitin 1912, në jubileun e vet të njëqind vjetorit si shtet, duhet të ndahet më në fund nga emri i vendit më të varfër të Evropës, i cili e ka ndjekur pas gjatë gjithë kësaj kohe”, kështu shprehet Nina D.Smirnova (1928-2001) doktore e shkencave historike, albanologe dhe përkthyese, që është një nga autoret më serioze që është marrë me studimin dhe interpretimin e historisë shqiptare. Ajo është e njohur jo vetëm në botën akademike ruse, por edhe në arenën ndërkombëtare për qëndrimet që ka mbajtur ndaj Shqipërisë dhe kontributin në pasurimin e historiografisë shqiptare me argumente, interpretime dhe dëshmi arkivash të panjohura dhe të paqëmtuara gjer sot.
Këndvështrimet nga e cila ajo e sheh historinë e Shqipërisë hedhin dritë mbi mjaft anë të errëta, të shtrembëruara e pak të njohura mbi figurat, personazhet, personalitetet dhe momentet historike më kulmore gjatë shekullit XX-të.
Diskutimi i “çështjes Spiru” apo më saktë i situatës në parti, që ishte ndërlikuar si pasojë e tij, vazhdoi nga dhjetori i vitit 1947 deri në janarin e 1948-ës. U bënë gjashtë mbledhje të Byrosë Politike, në të cilat u kritikuan jo vetëm pasuesit e “lidhjes antijugosllave” të Spirut, por edhe ata që kishin mbajtur qëndrim asnjëanës. U përmend edhe Malëshova, i cili, së bashku me Spirun, ishin shprehur më ashpër kundër Popoviçit, Mugoshës e Hoxhës në plenumin e Beratit. Më në fund, u mbajt Plenumi VIII i KQ të PKSH-së (26 shkurt-8 mars 1948) që siç u duk atëherë, demaskoi përfundimisht Nako Spirun. U përjashtua nga partia dhe u hoq nga të gjitha postet gruaja e tij, Liri Belishova, sekretare e KQ të Bashkimit të rinisë komuniste, u përjashtua M.Shehu nga KQ-ja dhe Tuk Jakova e Bedri Spahiu nga Byroja Politike.
Hartimi i rezolutës zgjati 19 ditë dhe u miratua më 27 mars. Ajo përmbante tërë grumbullin e akuzave kundër Spirut për veprimtarinë armiqësore antijugosllave dhe për shtrembërimin e vijës së partisë në fushën ekonomike (ishte fjala për planin pesëvjeçar). “Partia jonë mendon se marrëdhëniet më të qëndrueshme dhe bashkëpunimi më i ngushtë me Jugosllavinë e marshallit Tito, thuhej në këtë dokument, janë udha më e shpejtë, më e sigurt dhe më e natyrshme, që do të krijojë mundësinë për ndërtimin e socializmit në vendin tonë”.
Rezoluta e Informbyrosë e vitit 1948 “Mbi gjendjen në partinë komuniste të Jugosllavisë”, u bë vija ndarëse në marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Në historiografinë sovjetike qe krijuar ideja se synimet hegjemoniste të Titos në Ballkan dhe në veçanti përpjekjet për t'i bashkuar Shqipërinë, Jugosllavisë, si republikë e shtatë, ishin shkaqet përcaktuese për prishjen e Stalinit me Titon. Këtë legjendë e mbështetën dhe politikanët shqiptarë, e vetjakisht Hoxha, të cilit i pëlqente të përsëriste se, duke demaskuar intrigat e “Bandës së Titos” dhe të agjentëve të tij shqiptarë, Stalini shpëtoi Shqipërinë. Por, pas rënies së regjimit komunist në Shqipëri dhe fillimit të botimit të dokumenteve, u bë i mundur rindërtimi i pjesshëm i së vërtetës.
U pa qartë se udhëheqjes sovjetike nuk i interesonte shumë se si zhvilloheshin marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave. Gjatë gjithë kohës, ndërsa rritej lëmshi i intrigave rreth “çështjes Nako Spiru”, ambasadori Çuhavin ndodhej në Moskë. Situatën e ndoqi nga afër dhe e përshkroi me kujdes, sipas fjalëve të Xoxes “shoku Petrov”, referent i degës së politikës së jashtme të KQ të PKPR (b), P.J.Mançha. Sipas informacionit të tij, në PKSH luftonin dy grupime që përplaseshin rreth çështjes, Spiru, njeri i mbështetur nga Hoxha dhe Xoxe. Kurse Spiru, “duke e maskuar veprimtarinë e vet armiqësore me synimin e rremë për bashkëpunim të sinqertë e të ngushtë me BRSS, kishte bërë një politikë antisllave”, njoftonte Mançha. Por, PKSH-ja e asgjësoi strofkën e komplotistëve dhe vendosi të bashkëpunonte akoma më ngushtë me Jugosllavinë në fushat ekonomike e ushtarake. Informacioni që mban datën 15 janar 1948, qe aq i rëndësishëm, sa ia dërguan J.V.Stalinit, V.M.Molotovit, A.A.Zhdanovit, L.P.Berias, A.J.Mikojanit, G.M.Malenkovit, A.N.Voznjesjenskit.
Më 10 shkurt të vitit 1948, në Moskë u mbajt mbledhja e përfaqësuesve të partive komuniste të Bashkimit Sovjetik (Stalini), Bullgarisë (Dimitrovi) dhe Jugosllavisë (Kardeli). Në mbledhje, ndër të tjera, u diskutua dhe problemi i futjes pa u këshilluar më parë me BS, përsa i përket divizionit jugosllav në krahinën e Korçës. “Nëse Titoja vendos atje një divizion apo regjiment, kjo nuk mund t’u shpëtojë nga vëmendja amerikanëve dhe anglezëve. Ata do të fillojnë të çirren se Shqipëria është pushtuar. Dhe atëherë (këta anglezë dhe amerikanë të poshtër), do të dalin në rolin e mbrojtësve të pavarësisë së Shqipërisë. Mund të ndodhë dhe një ndërhyrje ushtarake. Ju duhet t’i armatosni ata (shqiptarët - N.S.), ndërsa për t’u mbrotjur janë në gjendje dhe vetë”, tha Stalini i zemëruar. Dhe krejt papritur, ai gjeti dhe daljen nga situata. “Jugosllavët, mesa duket, kanë frikë se mos u marrim Shqipërinë", tha ai dhe duke iu drejtuar drejtpërdrejt Kardelit, bërtiti: “Ju duhet ta merrni Shqipërinë, por me mend në kokë”.
Një nga variantet e kësaj zgjidhjeje të “mençur”, sipas Stalinit, ishte futja e Shqipërisë në përbërjen e Jugosllavisë, nëpërmjet federatës ballkanike. Një bashkim i tillë mund të bëhet që nesër, arsyetoi ai, por ai duhet të përgatitet me vendime parlamentare. “Më mirë është të fillohet me bashkimin politik (d.m.th., federatën N.S.) dhe atëherë të dërgohen trupat në Shqipëri, atëherë, kjo nuk mund të shërbejë si pretekst për të sulmuar, këshilloi ai. Nëse ju e rregulloni bashkimin nëpërmjet asambleve kombëtare, gjithçka do të shkojë mirë. Midis Bullgarisë dhe Jugosllavisë ka afërsi nga pikëpamja racore, ndërsa nga mënyra e jetesës ajo është shumë e madhe dhe të gjithë do ta pranojnë bashkimin. Por dhe shqiptarët fitojnë nga federata, sepse do të krijohet Shqipëria e bashkuar me gati dyfishin e popullsisë”.
Tashmë dihet, se asokohe, ideja e federatës ballkanike për Stalinin, kishte humbur të gjithë aktualitetin, por këshilla për “të marrë Shqipërinë me mend në kokë” dhe përdorimi i Kosovës si karrem, nuk u harrua nga politikanët beogradas. Në fund të marsit të vitit 1948, kur pas letrës së parë së Stalinit dhe Molotovit drejtuar Titos dhe Kardelit, ku kritikohej ashpër politika e udhëheqësve jugosllavë, u krijua rreziku real i izolimit të Jugosllavisë nga kampi socialist, që po formohej. S.Zllatiçi u përpoq të luante me shqiptarët me asin, që nuk e kishte në dorë. Ai i tha në mirëbesim Hoxhës se kishte ardhur koha e përshtatshme për t’ia kthyer Kosovën Shqipërisë dhe Titoja po përgatitej të vinte vetë në Tiranë për të ngulitur këtë akt vetjakisht. Lajmi ishte një bllof, por ideja për përfitime të caktuara nga “aleanca e ngushtë” me Jugosllavinë vazhdoi, mesa duket, të frymëzonte udhëheqjen shqiptare.
Në fillim të marsit, Çuhavini qe kthyer në Tiranë, por udhëheqja e Kremlinit nuk e vuri në dijeni për fërkimet sovjeto-jugosllave dhe as për rastin e Shqipërisë. Ambasadori nuk dinte, gjithashtu, shumë hollësi për forcimin këmbëngulës e të suksesshëm të pozitave politike e ekonomike të jugosllavëve në vend. Më 9 mars, në takimin e parë me Hoxhën, Çuhavini i njoftoi lajmin e gëzuar se, qeveria sovjetike, sipas dëshirës së shprehur nga shqiptarët, kishte pranuar të shtonte numrin e këshilltarëve dhe specialistëve të ekonomisë. Hoxha iu përgjigj në mënyrë shumë të përmbajtur këtij lajmi miklues, për shkak të vështirësive lidhur me zbatimin e udhëzimeve të këshilltarëve sovjetikë pranë ministrave: sepse duhej të merrnin domosdoshmërisht miratimin e komisionit bashkëveprues shqiptaro-jugosllav, i cili kryesohej nga përfaqësuesi jugosllav e, që në këtë kohë, kishte statusin gjysmë zyrtar të një qeverie të përbashkët ekonomike. Prandaj, përfundoi ai, qeveria shqiptare do të dëshironte ta kufizonte ardhjen e specialistëve sovjetikë vetëm në degë apo fusha konkrete. Madje, dhe nga shënimet e thata të protokollit të bisedës, ndihej se Hoxha ishte i zemëruar, ngaqë ishte i detyruar të dredhonte në një situatë të pakuptueshme për të. Për pak sa nuk i foli hapur Çuhavinit: Atje në Moskë merruni vesh me jugosllavët se kush nga ju është kryesori këtu në Shqipëri, ndërkaq, njëherë për njëherë, unë dhe byroja politike do të ndjekim udhëzimet e Beogradit. Pas një jave, më 16 mars, u bë edhe një bisedë tjetër e Çuhavinit me Hoxhën në prani të Xoxes. Udhëheqësi shqiptar vuri në dijeni ambasadorin për demaskimin e veprimtarisë antiparti të Nako Spirut dhe, pasi shprehu keqardhjen që nuk mundi ta “kuptonte” në kohën e duhur, e njoftoi se materialet e plenumit ia kishte dhënë “shokut Petrov”.