Borxhi per ujin nuk paguajne ministrite e vendoret

Katër ministri në Tiranë si ajo e Shëndetësisë, Turizmit, Mbrojtjes dhe Arsimit si dhe disa njësi bashkiake nuk kanë paguar detyrimet ndaj Ujësjellës- Kanalizimeve të kryeqytetit. Detyrimet e këtyre debitorëve kapin shifrën e 330 milionë lekëve të reja. Nderkohë ndërmarja e Ujësjellës- Kanalizimeve ka nisur nderprerjen e furnizimit me uje per te gjithe debitoret e saj ne Tirane dhe paralajmeron se i njejti standard do te zbatohet edhe per te gjitha insitucionet debitore.