E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mançester Siti mendon për Luis Felipe Skolarin

Trajneri i Mançester Sitit, Sven Goran Erikson, rrezikon të mbyllë shumë shpejt karrierën e tij në radhët e skuadrës angleze. Pas një fillimi sezoni shumë premtues, Siti pësoi një rënie të ndjeshme dhe tashmë është në vendin e tetë në renditjen e kampionatit anglez. Një gjë e tillë ka shqetësuar presidentin tajlandez të skuadrës, Thaksin Shinauatra, i cili kishte kërkuar kualifikimin në Ligën e Kampioneve. Për këtë arsye, Shinauatra ka filluar të kërkojë një zëvendësues për Erikson, duke hedhur sytë nga trajneri aktual i Portugalisë, Luis Felipe Skolari, pasi ky i fundit mund të lërë kombëtaren pas përfundimit të EURO 2008.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›