E Diel, 1 Nëntor 2026

Çelsi, 125 milionë për të blerë 3 lojtarë

Presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç, do të hapë përsëri portofolin e tij gjatë merkatos verore, ku mendohet se do të shpenzojë 125 milionë euro për të blerë tre lojtarë. Gazeta "Sunday People" ka bërë të ditur se miliarderi rus po bëhet gati t‘i dhurojë trajnerit Grant tre yje për të rikthyer lavdinë e skuadrës në sezonin e ardhshëm. Emrat që kërkohen janë mesfushori Garet Berri i Aston Vilës, sulmuesi Serxho Aguero i Atletikos së Madridit, si dhe Karim Benzema i Olimpikut të Lionit. Një pjesë e shpenzimeve mund të përballohen nga shitja e yjeve si Drogba dhe Lampard, të cilët kërkohen nga ekipet italiane dhe spanjolle.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›