Sigurohet Liga e Kampioneve, nis planifikimi i merkatos
Fitorja me Milanin duket se i ka siguruar përfundimisht Juventusit pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve gjatë sezonit të ardhshëm dhe tashmë bardhezinjtë kanë filluar të mendojnë për merkaton verore. Objektivi kryesor i tyre vazhdon të jetë sulmuesi i Palermos, Amauri, për të cilin kanë kërkuar informacione të vazhdueshme gjatë javëve të fundit. Gjatë ditës së martë do të zhvillohet një takim me drejtuesit e Palermos, ku Seko dhe Blank do të bëjnë ofertën e tyre prej 15 milionë eurosh dhe një lojtari, emri i të cilit nuk është saktësuar ende. Por bardhezinjtë kërkojnë të bëjnë një përforcim cilësor edhe në mesfushë, duke synuar të marrin Lampard të Çelsit ose Diego të Verder Bremenit. Kapiteni i londinezëve është një nga futbollistët e preferuar të Ranierit, por kërkohet edhe nga skuadrat më të mëdha evropiane. Ndërsa për Diegon, çështja është më e thjeshtë, pasi mjaftojnë 25 milionë euro për të blerë brazilianin