Mançini, projektuesi i blerjes së Hleb dhe Kapel
Interi duket se ka realizuar blerjen e parë të rëndësishme për sezonin 2008-‘09, duke siguruar mesfushorin 26-vjeçar të Arsenalit, Aleksander Hleb. Futbollisti bjellorus ka rënë dakord me ofertën e bërë nga kampionët e Italisë, të cilët kanë bërë gati një kontratë pesëvjeçare prej 2.5 milionë eurosh në sezon. Për të bindur Arsenalin ka mjaftuar një çek prej 14 milionë eurosh, ndërsa pritet që zyrtarizimi i marrëveshjes të bëhet menjëherë pas përfundimit të sezonit. Por zikaltrit nuk janë ndalur këtu, pasi po përgatisin një tjetër blerje të rëndësishme, 20-vjeçarin e Seviljes, Diego Kapel. Futbollisti mund të luajë në krahun e majtë si në mesfushë, ashtu edhe në mbrojtje, ndaj 12 milionë eurot që kërkon Sevilja janë më se të pranueshme për Moratin. Arkitekt i blerjeve ka qenë trajneri Mançini, i cili duket se ka siguruar qëndrimin e tij edhe për sezonin e ardhshëm, duke urdhëruar largimin e Sezar, Solarit, Figos dhe Manike