E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankesat për institucionet,në faqen zyrtare të METE

TIRANE- Qytetarët mund të ankohen online për shqetësimet e tyre kundrejt institucioneve shtetërore. Kjo do të bëhet e mundur nëpërmjet një formulari që do të publikohet në faqen zyrtare në internet të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës si dhe shoqatave të tjera civile.
Në Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, ministri Dritan Prifti e ka konsideruar këtë praktikë si një formë ëpr të rritur komunikimin mes shtetit dhe qytetarëve, një bashkëveprim që deri tani ka lënë për të dëshiruar.

“Dialogu konsumator- shtet lë shumë për të dëshiruar. Ne këmi përgatitur një formual të vecantë i cili do të jetë online në ëebsiten e ministrisë sonë dhe në disa ëebsite shoqatash konsumatore në vend, ku konsumatorë të ndryshëm mund të plotësojnë këtë formular standard dhe pastaj ankesa e tyre e problemi që ata trajtojnë shteti apo ministrisë të trajtohet” theksoi Prifti.

Ministri Prifti ka vlerësuar problematik edhe sistemin e inspektimit. Sipas tij, numri i inspektorateve nga 40 që është aktualisht do të reduktohet në 14. Ndërkohë që reforma parashikon edhe krijimin e një autoriteti që do të kontrollojë punën e këtyre inspektorateve.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›