Bashkia e Tiranës nis projektin për sistemin e adresave
TIRANE- Kryeqyteti do të ketë së shpejti një sistem të plotë adresash . Rrugët , parqet kryqëzimet dhe pallatet e shumta të Tiranës do të dallohen nga emrat dhe numrat përkatës. Bashkia e Tiranës ka gati projektin që i ka munguar kryeqytetit pas viteve 90. fazën e parë të këtij projekti e lancoi sot kreu i bashkisë Edi Rama gjatë prezantimit të tij në kryqëzimin e rrugës Fortuzi dhe Mine Peza.
“Ne jemi në fazën e realizimit në terren të vendosjes së të gjitha adresave, të rrugëve dhe njëkohësisht në numërtimit të ndërtesave dhe pastaj të numërtimit dhe të cdo hyrjeje në kryeqytet. Ky është një moment i rëndësishëm sepse në këtë mënyrë jo vetëm do të marrë fund një periudhë anarkie në shërbimin postar dhe në shumë shërbime të tjera për qytetarët e Tiranës , por dhe do të hapet një kapitull krejt i ri në cilësinë e të gjitha këtyre shërbimeve ” u shpreh Rama.
Momentalisht Bashkia e Tiranës po vendos gjithë sinjalistikën vertikale të tabelave që kanë të bëjnë me emërtimin e rrugëve dhe kryqëzimeve. Sistemi i ri i adresave për Tiranën pritet të përfundojë brenda 2011-ës.
(e.n/News24/BalkanWeb)