E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria plotëson edhe 9 kapituj të pyetësorit të KE

TIRANë- Komiteti Ndërministror i Integrimit, nën drejtimin e Kryeministrit Sali Berisha, miratoi sot në mbledhjen e radhës edhe 9 kapituj të tjerë të pyetësorit të Komisionit Europian, duke e çuar kështu në 30 numrin e kapitujve të miratuar deri tani. Kapitujt e miratuar sot kanë të bëjnë me lëvizjen e lirë të mallrave, legjislacioci për shërbimet tregtare, ligjin e pronësisë intelektuale, energjinë, politikat sociale dhe punësimit, mbrojtjen e konsumatorit si dhe kapitullin për marrëdhëniet me jashtë.

Kryeministri Berisha, duke u ndalur në punën e deritanishme në hartimin e pëgjigjeve për pyetësorin e KE-së, tha se këto 9 kapituj së bashku, përbëjnë 29 përqind të të gjitha pyetjeve. Këto përgjigje kanë qënë të shpërndara në 56 institucione të vendit dhe për to janë angazhuar mbi 350 punonjës, drejtues të të gjitha niveleve në hartimin e tyre.

Kryeministri theksoi se, me miratimin e këtyre kapitujve, Komiteti Ndërministror për Integrimin Europian shqyrton 30 kapituj të pyetësorit, të cilët përmbajnë në total 1669 përgjigje, ose 73 përqind të të gjitha përgjigjeve që Shqipëria detyrohet.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›