E Shtunë, 31 Tetor 2026

Minatorët vazhdojnë protestat përpara Kryeministrisë

TIRANE- Minatorët kanë protestuar sërish përpara kryeministrisë për statusin e tyre si dhe për rritjen e kostos së jetesës. Kryetari i sindikatës së minatorëve Fiqiri Xibri deklaroi se do ti shkojnë deri në fund kërkesave të tyre që janë jetike për këtë shtresë të nëpërkëmbur nga qeveria.

“Për sa kohë ne do të kemi një qeverisje e cila kërkon të shtyjë protestë pas proteste minatorët , të mos ulet për të zgjidhur kërksat realisht por të mashtrojë herë pas herë, atëherë ne nuk kemi shpresë përvecse tek lufta jonë e cila do të vijë duke u rritur . Ne nuk mund të pranojmë që e gjithë Shqipëria të shkojë në greminë për hatër të Sali Berishës për hatër të fëmijëve të Berishës sepse ai po merr në qafë të gjithë Shqipërinë ” theksoi Xibri.

Gjatë protestës ranë në sy forca të shumta të uniformave blu të vendosura në të gjitha anët e Kryeministrisë nisur nga incidentet që shoqëruan protestat e mëparshme.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›