Ruli: Çmimi i bukës mund të rritet
04/03/2011 Shkak sipas ministrit të Bujqësisë është fakti se 80% e miellit importohet
Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli, ka paralajmëruar se çmimi i drithërave do të vazhdojë të rritet për shkak të konjukturave që paraqet tregu ndërkombëtar. Si pasojë edhe çmimi i bukës do të vijojë të rritet pashmangshmërisht. “Ajo që sigurisht ka ndikuar në paketën e çmimeve të produkteve ushqimore kanë qenë drithërat. Prodhimi vendas i produkteve të drithërave tek ne nuk mbulon më shumë se 20%, të nevojës së konsumatorit. Përderisa ne importojmë rreth 80% të drithërave dhe të miellit nga jashtë ne padyshim çmimin e marrim nga importi”, - ka thënë Ruli. Sipas tij, qeveria nuk mund të bëjë asgjë për të frenuar këtë rritje veç mundësisë për të shmangur spekulimet në tregun vendas. “Po ndjekim fenomenin dhe bashkë me organet tatimore po shohim një rritje të pashmangshme të çmimit të drithërave, që është imponuar nga tregu botëror dhe konjuktura botërore, të mos ketë hapësirë për një spekulim që i mbivendoset kësaj rritje objektive të çmimit”, tha Ruli. Sipas ministrit, prodhuesit vendas kanë probleme të mangësisë infrastrukturore ndaj për këtë arsye nuk krijojnë atë që quhet sasi e stokut që e zbut ndikimin e menjëhershëm të çmimit.