E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndeshja Partizani i Beogradit- Shkëndija, live në “Channel one”

Futbollistët Kuq e Zi të Shkëndisë do të zbresin sonte në stadiumin JNA të Beogradit për tu ndeshur me ekipin e Partizanit, në përpjekje për të shkruar historinë e tyre të re. Ndeshja e cila do të zhvillohet në orën 20:25 minuta do të transmetohet live në “Channel one”.
 

Ekipi shqiptar nga Tetova ka thënë se do të luajë për fitore, por një barazim ose humbje me rezultat të ngushtë nuk do të ishte keq.
 

Trajneri Qatip Osmani ka thënë në konferencën për shtyp në Beograd se është e rëndësishme që Shkëndija të shënojë në takimin e parë. Kapiteni i Shkëndijës, Mustafi ka thënë se Partizani është kundërshtar i denjë, por ai beson se lojtarët e rinj të ekipit që do të kombinohen me ata me eksperiencë do të jenë në gjendje të prodhojnë një rezultat pozitiv.
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›