Te huajt ne Shqiperi nga 6209 shtetas 23 jane emigrante
6209 shtetas te huaj jetojne dhe punojne ne Shqiperi, te gjithe te pajisur me leje qendrimi nga autoritet perkatese te Drejtorive Rajonale për Kufirin dhe Migracionin. Leja e qendrimit kategorizohet nga 3- 6 muaj,1- vjeçare, 2- vjeçare, 5- vjeçare dhe leje qendrimi e perhershme. 2576 prej tyre qendrojne per motive pune ne territorin shqiptar, 1583 per arsye fetare ndersa pjesa tjeter per arsye humanitare, studimi etj.
Drejtori i Migracionit dhe Azilkerkuesve ne Drejtorine e Pergjithshme te Policisë së Shtetit, Nikoll Ndoci, ne nje interviste per “AS” shpjegon proceduren e marrjes se lejes se qendrimit.
“Shtetasit e huaj të cilët kanë qëndruar për 5 vetë rresht në Shqipëri i lind e drejta të aplikojnë për shtetësinë në republikën e Shqipërisë. Aplikimi për shtetësinë bëhet në stacionet e policive, strukturat e policisë së shtetit dhe kërkesat pastaj përcillen në Drejtorinë për Shtetësinë e Refugjatit që është në Ministrinë e Brendshme. Pra nuk është pjesë e strukturave të Policisë së Shtetit apo Drejtorisë së Emigracionit”- sqaron Ndoci.
364 prej shtetasve të huaj kane perfituar lejen e perhershme te qëndrimit ne territorin shqiptar. Ne ketë pike ata kane te drejte te nisin proceduren edhe per marrjen e shtetesise shqiptar. Nga 6209 shtetasit e huaj qe jetojne ne vendin tone, vetem 23 prej tyre kane perfituar statusin e refugjatit dhe azilkerkuesit.
Denada Shkodrani