E Shtunë, 31 Tetor 2026

Program i ri i PS-se. Flet Angjeli njeri nga 20 hartuesit

Nje nga 20 anetaret e grupit te hartimit te programit ne Partine Socialiste, Anastas Angjeli zbardh per AS synimet e projektit te lancuar në Asamblene e se shtunes. Angjeli thote se programi do te reflektoje zhvillimet e fundit ne Shqiperi, por edhe ato te ekonomise globale dhe nuk do te jete vetem elektoral.

“Programi që bëhet është programi themelor politik i PS mbi bazën e të cilit padyshim që përderisa dhe fushata për zgjedhjet e ardhshme elektorale sa vjen dhe afrohet do shërbejë pastaj si bazë për programin elektoral të PS dhe njëherëshi edhe për programin qeverisës të saj”- tha Angjeli.

Ne grupin prej 20 anetaresh te hartimit te programit te drejtuar nga kryetari Edi Rama jane perfshire edhe emra qe jo rralle kane qene zeri kunder i linjes zyrtare, si Blushi, Bello, Malaj, Brace, etj. Por Angjeli thote se Partia Socialiste dallohet per lirinë dhe demokracine e saj te brendshme. Ai thote se eshte nje amplifikim mediatik ekzistenca e konfliktit mes te rinjve dhe te vjeterve ne PS, duke shtuar se mendimet ndryshe jane degjuar ne kete force politike.

“Tani është rasti më i mirë që të gjitha këto mendime të konvergjojnë në grupet e hartimit të programeve dhe të pasqyrohen në to ato që janë më të dobishmet dhe më konstruktive”- tha Angjeli.

Lidhur me aleancat e PS te cilave kryetari Rama  i shpalli si nje tjeter levizje e selise roze drejt hapjes, Angjeli sqaron se ato nisin me qytetarin.

“Faktorë të ndryshëm të biznesit, të shoqërisë civile, padyshim që do të jenë pjesë e një ambicjeje politike të PS për tu afruar pranë saj. Kjo nuk ka përjashtuar asnjëherë as partitë e tjera që ende sot nuk janë në koalicion me PS, që kanë program të përafërt, interesa të përbashkëta të cilat është lidershipi i PS që në negociatat e ardhshme i vendos ato”- tha Angjeli.

Partia Socialiste miratoi ne Asamblene e dates dy korrik, disa grupe pune per programin dhe riorganizimin e saj te cilat duhet te kete perfunduar pune deri ne kongresin e dates 5 nentor.

Rovena Moçka

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›