E Diel, 1 Nëntor 2026

Babai i kimise shqiptare mirenjohje per dr. Viron Kola

Profesor doktor, Viron Kola ka qënë pjesë e universitetit të Tiranës për 36 vjet me radhë . Megjithatë edhe pas periudhës që ka lënë auditorët e universitetit kërkimet e tij shkencore kanë prezente,  mes stafeve pedagogjike e të diskutuara nga intelektualët.

Rektori i universitetit të Tiranës, Dhori Kule e ka prezantuar atë si pedagogun e parë të këtij universiteti që ka dhënë lëndën e kimisë dhe si hartuesin e dhjetra teksteve të kimisë fizike në vendin tonë.

“Profesor Vironi, si pedagog i parë i lëndës kimi fizike, në degën e kimisë, biologjisë kimike, etj, I thelluar në fushëm e termodinamikës kimike ka dhënë një ndihmesë të veçantë në lëvrimin e këtyre disiplinave në Universitetin e Tiranës dhe më pas në atë të Prishtinë”- deklaroi Kule.

Profesor Viron Kola është kryetari i parë i Shoqatës  së kimistëve të Shqipërisë dhe anëtar i bordit të Shoqatës së Kimistëve të Ballkanit. Në ceremoninë e dekorimit të tij kanë marë pjesë anëtarët e senatit të universitetit të Tiranës.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›