E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankimimi i PS-së, Kolegji rinis seancën

Pas 15 minutash pushim, Kolegji Zgjedhor ka nisur sërish shqyrtimin e ankimimit të Partisë Socialiste për të shpallur të pavlefshëm vendimin e KQZ-së e cila shpalli fitues të bashkisë së Tiranës me 93 vota kandidatin e PD-së Lulzim Basha.
 

Gjatë seancës së sotme përfaqësuesit e dy forcave politike kanë paraqitur në Kolegj argumentat e tyre në lidhje me objektin e shqyrtimit.
 

Në herët përfaqësuesi i PS-së Damin Gjiknuri i bëri thirrje Kolegjit Zgjedhor të urdhërojë KQZ-në të marrë në shqyrtim pavlefshmërinë e vendimit të saj të datës 25 qershor, duke e argumentuar këtë rrëzim me problemet e vërejtura në tabelat e 284 qendrave të votimit, apo edhe me mospërputhjen e numrit të votuesve me fletët e votimit të gjetura apo të munguara në qendrat respektive. Gjiknuri theksoi se kërkesa e PS-së iu dorëzua KQZ-së brenda afatit ligjor të ankimimit të vendimit.
 

Ndërsa përfaqësuesi i PD-së Ivo Kaso i ka kërkuar sot Kolegjit të rrëzojë kërkesën e Partisë Socialiste për pavlefshmëri të zgjedhjeve në 284 qendra votimi në kryeqytet pasi sipas tij nuk ka shkaqe që zgjedhjet të cilësohen të pavlefshme.

 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›