Regjistrimi, Idrizi: Ligji provokativ dhe jo transparent

Deputeti i PDIU-së Shpëtim Idrizi e ka cilësuar ligjin për regjistrimin e popullsisë si provokativ dhe me jo transparent. Duke folur në seanën plenare të Kuvendit, Idrizi theksoi se në miratimin e ligjit duhet të përfshiheshin edhe grupet e interisit që mund ta kishin bërë procesin më transparent.
“Projektligji ka implikime politike, ai është dhe duhet të jetë një hap dhe proces i rëndësishëm. Procesi identifikues do të duhet të parandalojë dhe ligje dhe akte të tjera që të konsiderohet i plotë. Edhe periudha që ka paraprirë miratimit ka rëndësi të jashtëzakonshme. Ky proces ka qenë edhe provokatik, ai duhet të kishte përfshirë edhe grupet e interesit. Ndonjë grupim interesi që duhej vlerësuar mund të kishte bërë më transparent qëndrimin e vet” theksoi Idrizi
Ai ka theksuar gjtihashtu se deputetët e PDIU-së kanë paraqitur edhe amendamentet që sipas tij janë një përpjekje për të bërë procesin transparent dhe të besueshëm.
“Ne shpresojmë dhe besojmë që rregullimet që do i bëhen projektligjit do e bëjnë atë më të besueshëm. PDIU vijon betejën politike nëse do të futen elementet objektiv apo subjektiv në formularin e radhës” theksoi Idrizi.