E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankimohet ne Gjykaten e Larte arresti me burg i Ilia Bashos

Depozitohet në Gjykatën e lartë ankimimi për Ilia Bashon, i cili akuzohet për përfshirjen në vrasjen e bashkëshortes së tij Eleni Basho. Sipas avokatit mbrojtës të tij Lazër Sokolaj masa e sigurisë ndaj Bashos është e paligjshme. Nga kontaktimi i Abc Neës me avokatin e Bashos ai e konsideron të paligjshme mbajtjen në burg të tij, pasi nuk ka prova të mjaftueshme. Të vetmet prova të prokurorisë janë mesazhet e zbuluar në telefonin e tij, ndërsa pritet vendimi i Gjykatës së Lartë, duke qenë se Apeli dhe gjykata e Shkallës së Parë e kanë lënë në arrest me burg. Burime konfidenciale bëjnë më dije se dëshmitë kontradiktore gjatë pyetjes në prokurori të Ilia Bashos kanë qenë në fillim të hetimeve për shkak se donte që lidhja e tij me Yllka Shehaj të mos bëhej publike dhe në këto kushte duke qenë se lidha e tij u bë publike Basho pretendon se deklarimet kontradiktore të tij nuk janë provë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›