E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankohen qytetarët për heqjen e aboneve

 

Sot në festën e punëtorëve, këta të fundit kanë udhëtuar pa disa lehtësira nga Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas. Vendimi i marrë SHKTQ-ja për heqjen e aboneve dhe librezave e dëshmive për ata që udhëtojnë falas, ka filluar zbatimin që sot. Mungesa e këtyre shërbimeve ka ngjallur reagime te qytetarët, të cilët janë ankuar se nuk e përballojnë dot këtë ndryshim. Sepse kostoja e jetesës është rritur ndjeshëm këto kohët e fundit.

SHKTQ-ja e ka marrë këtë vendim për shkak të mossubvencionimit nga ministria e Transporteve, për abonetë, librezat dhe dëshmitë e udhëtimit falas sipas premtimit që kjo ministri i ka bërë shoqatës, në bazë të një plan-veprimi në fillim të vitit. Por një arsye tjetër është edhe rritja e çmimit të naftës, që ka sjellë si rezultat reduktim në 50 përqind të numrit të autobusave që përshkojnë linjën e Tiranës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›