Në pranga 3 persona, u kapën me 70 doza heroinë
Kishin me vete 70 doza heroinë, kur policia i arrestoi.
KORÇË- I ka dhënë fund sot Policia e Korçës grupit mafioz të shpërndarjes së drogës, duke vënë në pranga Rikard Cezamin, Taulant Mucën dhe personin tjetër me iniciale Z.P. Policia ka deklaruar se dozat e gjetura ishin bërë gati për t'u shitur duke pasur destinacion tregun e Korçës. Në fakt 70 dozat u peshuan dhe ishin 253 gramë heroinë. Pas arrestimit të tyre po punohet për zbardhjen deri në fund të ngjarjes dhe për të zbuluar orgjinën e drogës.