E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dërgohet për gjykim dosja 'Rexhina', 6 të pandehur për vjedhje

 

Gjashtë të pandehurit e të ashtuquajturës dosjes 'Rexhina', të cilët akuzohen për vjedhje makinash, si grup i strukturuar kriminal, janë dërguar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për gjykim. Kjo dosje sipas burimeve të policisë ka kaluar sot në gjykatë, ku do të nisë shqyrtimi i saj.

Emrat e personave të inkriminuar bëhen të ditur nga policia, ata janë Edmond Neza, Gentjan Neza, Erlind Taullaj, Bujar Sefa, Bledar Hasani dhe Dritan Hamiti. Të gjashtë këta të pandehur janë nën akuzën e vjedhjes me dhunë në tetë raste, vjedhje që janë kryer në bashkëpunim në formën e grupit të strukturuar kriminal. Ata u arrestuan vitin e kaluar gjatë operacionit me emër të koduar 'Rexhina'. Automjetet e vjedhura kanë qenë të tipit 'Benz' dhe 'BMW', prodhime të vitit të fundit të vjedhura në periudha të ndryshme kohore.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›