E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekstradohet nga Italia një i dënuar për vrasje

 

Tre vjet më parë Sajmir Xhebexhiu së bashku me Dritan Xhebexhiun, vranë Durim Hoxhën. Pas kësaj ndodhie Sajmiri u arratis, vetëm për t'u kapur dhe ekstraduar sot nga Interpol Tirana nga Italia. Ai është dënuar në mungesë për veprën penale të 'vrasjes me dashje'. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar Policia e Shtetit bën të ditur se Saimir Xhebexhiu është dënuar me 16 vjet burg pasi në bashkëpunim me të afërmin e tij Dritan Xhebeshiu, kanë vrarë Durim Hoxhën dhe kanë plagosur Arjol Xhangollin. Ngjarja ka ndodhur në lagjen "Sporti" në Gramsh, tre vjet më parë. "Ngjarja ka ndodhur për motive hakmarrjeje, pas një grindjeje të ndodhur disa orë me parë, ku viktima në gjendje të dehur, ka provokuar me sjellje e fjalë fyese autorët si dhe të afërmit e tyre", bën të ditur policia. Ndërkohë falë operacioneve të vazhdueshme dhe shkëmbimit të informacioneve me shtetin fqinj, u realizua kapja dhe ekstradimi i 23-vjeçarit Saimir Xhebexhiu.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›