E Diel, 1 Nëntor 2026

Prokurorët e Hagës: apel për vendimin e Haradinajt

 

Vendimi për lirimin e Ramush Haradinaj po planifikohet të apelohet nga disa prokurorë të Hagës. Lajmi është deklaruar nga zëdhënësja e prokurorisë së Gjykatës së Hagës Olga Kavran. Ajo shtoi se detajet e apelit do të jepen nesër, pasi nuk dihet ende nëse do të apelohet edhe për Idriz Balaj, i liruar për mungesë provash nga akuzat. Megjithatë sinjalin e parë e për apelim ndaj vendimit të Hagës, e ka dhënë kryeprokurori i gjykatës së Hagës, Serzh Bramertz, siç citohet nga 'Associated Press', ku Bramertz ka deklaruar se nuk ishte i kënaqur me lirimin e Haradinajt. Deklaratat e tij u dhanë menjëherë pas vizitës në Beograd. Kryeministri serb Koshtunica e shprehu pakënaqësinë e tij, pas vendimit të Hagës për lirimin e ish-kryeministrit të Kosovës, duke thënë se vendimi hidhte dyshime mbi ligjshmërinë e tribunalit të Hagës. Por Serbia nuk ka dorëzuar ende në Hagë kriminelët serbë të luftës në Kosovë, si Ratko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›