E Shtunë, 31 Tetor 2026

ISHP: 400 vaksina meningokok

 

Instituti i Shëndetit Publik ka garantuar 400 doza vaksinë meningokoku që do të përdoren jo për vaksinim masiv në popullatë, por për kategoritë me të prekshme si dhe për ushtarët që nisen me misione paqeruajtëse. Kjo është konfirmuar nga drejtori i ISHP-së Alban Ylli, i cili theksoi se 'vaksinimi i popullatës është një nga sukseset e sistemit tonë shëndetësor'.

Alban Ylli i bëri këto deklarata gjatë ceremonisë së marrjes në dorëzim të një kontigjenti zinxhiri ftohës për vaksinat dhe pajisjesh të tjera të bëra dhuratë nga UNICEF-i me ndihmën edhe te qeverisë japoneze. Autoritetet e shëndetësisë dhe përfaqësuesja e UNICEF-it në Tiranë vlerësuan se këto ndihma janë një kontribut i çmuar në realizimin me sukses të procesit të vaksinimit, sidomos për fëmijët dhe gratë në vendin tonë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›