Ankohen të sëmurët: Mungesa të gjakut
28/03/2009 Shoqata e talasemisë në 10 vjet
FIER- Shoqata e talasemisë kujton 10-vjetorin e formimit të saj në Lushnjë. “Jemi më të prekurit dhe më të diskriminuarit”,-kështu ka pohuar kreu i shoqatës së talasemisë Musa Zeneli. Ai përmendi jo vetëm mungesën e gjakut për anëtarët e shoqatës së talasemikëve, por edhe për problemin që ekziston në shoqëri; përbuzjes që ekziston për këtë shtresë që nuk mbajnë mbi vete sëmundje të transmetueshme tek të tjerët. “Jo që nuk marrin sasinë e nevojshme të gjakut”,-ka thënë Zeneli, por ka pacientë me hemoglobinë shumë të ulët, që mjekët e kuptojnë shumë mirë çdo të thotë kjo gjendje dhe nuk marrin dot asnjë kujdes shëndetësor”. Mungesën e gjakut dhe thirrjen për dhurim vullnetar ka drejtuar edhe koordinatorja e Kryqit të Kuq shqiptar Arjana Divjana. “Kryqi i Kuq,-ka thënë ajo u bën apel qytetarë nga mosha 18-60 vjeç të ndërgjegjësohen për të dhuruar gjak në mënyrë vullnetare. Vetëm ne që jemi në gjendje të mirë shëndetësore mundet të shpëtojnë këta fëmijë që jetojnë me një hemoglobinë të ulët 4-6 që është një nivel i papajtueshëm dhe i patolerueshëm nga ana shëndetësore”. “Edhe zv/ministri i Shëndetësisë Arben Ivanaj pranoi problemet që ekzistojnë mes fëmijëve talasemikë, por ai pranoi edhe faktin që nga vitit 2005 e deri më sot është rritur numri i dhuruesve vullnetarë. Në prefekturën Fier numërohen rreth 250 fëmijë talasemikë, ndërsa në rang vendi janë mbi 500 të tillë.