Pranga në Itali shqiptarëve për drogë e armë
28/03/2009 Dy të arrestuarit në proces ekstradimi për në Shqipëri
Interpol Roma ka njoftuar autoritetet shqiptare se agjentët e saj kanë arrestuar shtetasin shqiptar të kërkuar Edison Begaj, për të cilin Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur masën e “arrestit në burg”. Ndërkaq, u kap edhe një tjetër shqiptar i kërkuar. Burimet zyrtare thanë se ndalimi i Begajt është kryer në qytetin e Firences, vend në të cilin Begaj fshihej që prej vitit 2008. Ai akuzohet nga autoritetet shqiptare për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” dhe “trafikimit të armëve dhe municioneve. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur në 19 dhjetor 2008 në fshatin Ndërmënas të Fierit, ku janë kapur dhe sekuestruar një sasi prej 284 kg bimë narkotike si dhe 5 armë zjarri automatike dhe municione, të cilat i kishte në zotërim së bashku me shtetasit David Ismailajn, Erjon Dulajn, dhe Albert Brahimin që janë arrestuar në flagrancë. Aktualisht pritet plotësimi i procedurave për ekstradimi i tij në Shqipëri. Arrestohet në Viçenza të Italisë vrasësi i vlonjatit Arben Ademi. Policia shqiptare tha se ndalimi i Laver Danajt është kryer nga agjentët e Interpol Romës, ku pritet që në ditët në vazhdim të fillojnë procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri. Mësohet se ndaj autorit Danaj gjykata e rrethit të Vlorës ka vendosur dënimin e tij me plot 18 vjet heqje lirie, pasi akuzohej për veprat penale të “vrasjes me dashje”, “ prishjes së qetësisë publike” dhe “armëmbajtjes pa leje”. Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 10 gusht 1999, ku shtetasi i sipërpërmendur ka vrarë me armë zjarri shtetasin Arben Ademi. Motivi i këtij krimi ka qenë pasi viktima ka prishur gardhin para shtëpisë së tij dhe e ka vendosur para shtëpisë së Laver Danajt. Pas debateve të krijuara shtetasi Laver Danaj ka hyrë në shtëpi ku ka marrë një automatik dhe ka qëlluar shtetasin Ademi, të cilit i ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme.