“T’u japim vlerë intelektualëve shqiptarë”
28/03/2009 “Brain Stand” i FDE-së
Debati përmbyllës me studentë dhe pedagogë të universiteteve shqiptare
Tiranë - Studentë dhe pedagogë të universiteteve shqiptare diskutuan dje në takimin përmbyllës tek Hotel Tirana strategjinë Brain Stand– “qëndrimi, vlerësimi dhe lartësimi i trurit shqiptar” me drejtues të FDE-së. Në panel ishin Nëndrejtori i FDE-së zoti Spiro Cura, Profesor Albert Karriqi, Profesor Afërdita Onuzi, Maestro Zhani Ciko, Akademiku Apollon Baçe, Profesor Gjergj Sinani. Diskutantët u fokusuan në hapjen e një debati të madh publik, i cili do të formatojë dhe përjetësojë politika, vendime dhe strategji të qëndrueshme afatgjata të cilat i japin vlerë, nder, dinjitet, barazi dhe respekt universiteteve shqiptare, studentëve që studiojnë në to dhe mendimit shqiptar në përgjithësi si dhe krijimin e një klime sigurie dhe respekti për mendimin shqiptar kudo ku ai kultivohet. Në fjalën e hapjes Drejtori Ekzekutiv i FDE-së, Arian Galdini theksoi se “FDE do të përpiqet të krijojë ambientin e duhur që të gjitha palët e interesuara dhe aktorët vendim-marrës të angazhohen të lënë për një çast pozicionimet e tyre të bazuara, vetëm apo në politikat, rrethanat, strategjitë aktuale, apo të mëparshme, dhe të reflektojnë thellë për një zgjidhje më afatgjatë”. Maestro Zhani Ciko tha se “në këto 18 vjet ne nuk kemi qene të aftë të krijojmë mundësi për mbajtjen e trurit këtu, pra nuk kemi programe për përmirësimin racor të kombit tonë”. Profesor Albert Karriqi deklaroi se synimi i politikës ka qenë dhe mbetet synimi për të na gllabëruar dhe futur në rrugën e saj. Edhe unë jam produkt i kësaj që thashë por u largova shpejt”. Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë Lajla Përnaska në vijim të debatit u shpreh se ishte për vendosjen e balancave mes atyre që kthehen nga studimet jashtë shtetit dhe atyre që studiojnë këtu”.