E Diel, 1 Nëntor 2026

Ankohet Serbia OKB te hetoje incidentin ne Jarinje

Qeveria serbe nuk heq dorë nga ankesat në Oorganizatën e Kombeve të Bashkuara, edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga refuzimi që mori në lidhje me kërkesën për shqyrtimin e aksionit të Prishtinës për vendosjen e kontrollit në pikat doganore 1 dhe 31. Këtë herë, Beogradi zyrtar ka kërkuar nga OKB një hetim urgjent në lidhje me incidentin në Jarinje.

Zëdhënësi i qeverisë serbe, Milivoje Mihajloviç, tha se Beogradi i apelon Kombeve të Bashkuara të sigurohen për statusin neutral të misionit të tyre në Kosovë, në përputhje me rezolutën 1244.

Katër paqeruajtës të KFOR-it u plagosën gjatë incidentti të së enjtes, në konfrontimin me serbët e revoltuar për shkak të heqjes së barrikadës së vendosur më parë prej tyre. Ky incident ishte shkaku që paraqiti Beogradi për ndërprerjen e bisedimeve me Prishtinën në Bruksel. Javën e ardhshme, ndërmjetësuesi i BE-së, Robert Kuper do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë për të kthyer palët në bisedime.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›