Ankth gjatë ëndrrave? Femrat, të terrorizuara
LONDËR- Femrat kanë më shumë inkube dhe zakonisht shohin ëndrra më intensive që lënë përshtypje të madhe gjatë zgjimit. Disa psikologë kanë shpjeguar se kjo diferencë lidhet me faktin që femrat janë krijesa shumë më emocionale. Kërkimi, i realizuar nga universiteti West of England, që mori në shqyrtim më shumë se 170 vullnetarë, flet qartë.
Kërkesës për të treguar ëndrrat më mbresëlënëse, 30% e grave kanë përshkruar se kanë inkube të forta gjatë ëndrrave, ndërkohë që vetëm 19% e meshkujve e dëshmuan të njëjtën gjë.
Doktoresha Jennie Parker, koordinatore e projektit ka shpjeguar për tabloidin “Daily Mail” se ka mundur të klasifikojë tre tipa bazë të inkubit femëror: Në të parin hyjnë gratë e terrorizuara sepse dikush i përndjek; në të dytin ato që vuajnë për humbjen e një njeriu të dashur dhe në grupin e tretë, femrat që janë në ankth, sepsepërballen me një ambient që i duket i huaj.
Sipas gjykimit të doktoreshës, inkubet kanë një funksion specifik në psikën humane: shërbejnë si një provë gjenerale për t’i përgatitur të përballen me situata të ardhshme stresi, ose rreziku.
Por, jo të gjithë ekspertët bien dakord me rezultatet e këtij kërkimi të fundit të publikuar. Gjatë një sesioni të gjerë shkencor në Liverpool Chris Idikowski, drejtor i “Centro del Sonn” të Edimburgut, ka deklaruar se nuk ka diferenza mes dy sekseve në këtë drejtim.
Sipas tij, gratë nuk kanë më shumë inkube, por kanë thjesht një aftësi më “speciale” për të kujtuar atë që kanë provuar ose ndjerë ndërsa kanë qenë duke fjetur. (La Stampa)