Vdekja e Trebickës, Nishani: Presim përgjigjen e ekspertëve
Tiranë- Ministri i Brendshem, Bujar Nishani ka dale pak me parë ne nje konference per shtyp, lidhur me vdekjen e biznesmenit Kosta Trebicka, duke konfirmuar zyrtarisht ngjarjen, por duke mos dhene detaje rreth saj. "Nga verifikimi ne vend, rezultoi se viktima eshte Kostra Trebicka"- tha Nishani, duke folur per ngjarjen e ndodhur. Sipas tij, makina eshte gjetur e batuar, ndersa trupi i tij, jashte makines. "Menjehere sa u sinjalizuam per ngjarjen, u njoftua Prokuroria e Pergjithshme, nderkohe qe ne vendin e ngjarjes u nis nje grup ekspertesh"- tha Nishani, duke shtuar se nga keqyrja e makines dhe dokumenteve te saj u konfirmua se mjeti i aksidentuar, tip Nisan me targa Tr 8843J ishte ne pronesi te Trebickes. Madje, sipas tij, per ngjarjen e ndodhur eshte njoftuar edhe kryeministri, Sali Berisha.Pyetjes se gazetareve nese Trebicka udhetonte apo jo i vetem, Nishani iu pergjigj: "Nga te dhenat e deritanishme na rezulton se Kosta Trebicka udhetonte i vetem". Ai nuk ka bere asnje koment, duke u shprehur prere se ai ne deklaratat e tij do te prese vetem te dhenat zyrtare qe vijne nga hetimet rreth kesaj ngjarjeje. Aktualisht ne vend, sipas tij, jane bere te gjitha fotografimet dhe filmimet, nderkohe qe grupi hetimor eshte duke kryer hetimet.