Thellohet deficiti tregtar me 14 përqind
Deficiti tregtar ka vijuar të thellohet gjatë 8 muajve të parë të këtij viti. Sipas shifrave të dhëna nga dogana në tetë muajt e parë të këtij viti deficiti tregtar ka qenë 203.5 miliardë lekë nga 178.3 miliardë lekë që ishte të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Megjithëse ne total si eksportet dhe importet janë rritur, deficiti ka vijuar të thellohet, dhe kjo tregon se prodhimet e importit kanë vijuar të mbytin tregun vendas.
Drejtori i Përgjithshëm i Doganave, Përparim Dervishi - u shpreh se në total janë arritur të mblidhen rreh 67 miliard lekë. sipas tij, në rritjen e të ardhurave kanë ndikuar mallrat e akcizës. Të dhënat e Doganave tregojnë se muaji gusht ka shënuar fluksin më të madh të importeve ne vend.
Karburantet, cigaret, kafeja dhe birra janë zhdoganuar me shumë gjatë këtij viti, kjo krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.