Kolonjë, vazhdon zjarri në malet e Roshanit
Që nga dita e djeshme dhe gjatë ditës së sotme po vazhdon zjarri në malet dhe në zonën pyjore të Roshanit, tek vendi i quajtur Guri i Zi. Sipas kryetarit të komunës, Mollaj, Flamur Dilo mësohet se zjarri është i qëllimshëm dhe po punohet për evidentimin dhe kapjen e autorëve nga uniformat blu të policisë së Kolonjës. Aktualisht është djegur një sipërfaqe prej 15 hektarë pyje, kryesisht pishë, dëllinjë dhe bredh. Pozicioni malor bën të pamundur ndërhyrjen e zjarrfikësve, ndërkohë që janë mobilizuar punonjës nga drejtoria pyjore Kolonjë si dhe banorë të zonave përreth.