Dietë mesdhetare për të mbrojtur shëndetin
Do t’i kursesh vetes një sërë sëmundjesh? Ndiq dietën mesdhetare dhe do të jesh më i mbrojtur. Ky është premtimi që vjen nga studiuesit, bazuar në analiza shkencore.
Ndjekja me rreptësi e dietës mesdhetare garanton mbrojtje nga një sërë shkaqesh dhe patologjish që sjellin vdekjen, përfshirë këtu problemet e zemrës, qarkullimin e gjakut, llojet e ndryshme të tumoreve dhe parkinsonin.
Pas disa hipotezash, më së fundi këtë e ka dëshmuar me fakte një studim i bërë nga specialistë të universitetit të Firences dhe të agjensie që merret me këto studime, publikuar në “British Medical Journal”.
Studimi
Pjesë e këtij studimi që mori në konsideratë zakonet elementare të mënyrës së të ushqyerit u bënë më shumë se 1,5 milionë njerëz nga mosha 3-18 vjeç.
Nga analizat që iu bënë personave të përfshirë në studim doli se ata që ndiqnin këtë dietë ushqimore reflektonin shëndet më të mirë. Në total kjo kategori evitonte ato sëmundje që shkaktojnë në masën 9% vdekshmërinë totale; 9% të vdekshmërisë që shkaktohet për shkaqe kardiovaskulare, 13% të patologjive si parkinsoni dhe 6% të asaj që vjen si pasojë e tumoreve.
Këshilla
Rezultatet e studimit prezantuan edhe ushqimet që pasurojnë këtë lloj diete. Sipas studiuesve dieta mesdhetare është e pasur me shumllojshmëri frutash, perimesh, karbohidrate komplekse, vajj ulliri, peshk dhe shumë më pak mish, djath dhe derivate të tij.
Në Itali
Studimi italian bashkë me lajmin e mirë sjell edhe një tjetër, jo fort të mirë për italianët. Gjithmonë e më pak ndiqet kjo dietë nga popullsia fqinje. Sipas të dhënave të grumbulluara, bazuar në konsumin e këtyre prodhimeve, studiuesit kanë konstatuar se ka pasur ulje. Këtë vit, sipas shifrave ka pasur ulje në konsumin e frutave, të vajit të ullirit, të bukës dhe të perimeve. Për këtë ata bëjnë me faj edhe rritjen e çmimeve. (La Stampa)