Trafiku i drogës, burg pa afat 6 të arrestuarve
Tiranë- Rivlerësimi i masës së sigurisë ka lënë në burg pa afat gjashtë personat e arrestuar në Durrës, si të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Sipas këtij vendimi ata do të qëndrojnë në paraburgim deri në përfundim të hetimit, në ngarkim të tyre.
Msa e sigurisë u caktua me kërkesë të akuzës. Sipas kësaj, të arrestuarit Mentor Shehu, Fatbardh Hoxha, Hekuran Hoxha, Alket Hatia, Sajmir Gjepali dhe Lutfi Shabani do të rrinë në “arrest me burg”, për të njëjtën vepër penale.
Gjashtë personat u arrestuan nga policia gjatë operacionit të koduar “Pastrimi”. Ata akuzohen se gjatë periudhës kohore 2003 - 2004 kanë trafikuar rreth 450 kilogram heroinë nga Shqipëria në drejtim të shtetit Italian.
Me cilësinë e provës materiale atyre iu sekuestruan katër makina, gjashtë aparate telefoni celular, një armë automatike model 56, 90 fishekë model 56 dhe 68 fishkë armë gjuetie si dhe katër automjete.