Ankth në Angli për gripin e derrave
Siç ndodhi në kampionatin francez "Ligue 1", dhe "Premier League" po përjeton ankthin e gripit të derrit. Dy lojtarë të Blekbërnit, David Dan e Kris Samba, janë prekur nga virusi A H1N1 dhe kanë zbritur në fushë të shtunën në humbjen 5-0 ndaj Çelsit, por klubi trembet se mos ata ua kanë ngjitur atë edhe pjesës tjetër të skuadrës, ngaqë shumë lojtarë të tjerë kanë shfaqur të njëjtat simptoma pak para ndeshjes. Ndërkohë që tashmë është hedhur në diskutim edhe mundësia e moszhvillimit të "Carling Cup" për këtë shkak.