E Shtunë, 31 Tetor 2026

Real Madrid i ofron Çelsit Van Der Vartin

Çelsit i është ofruar nga Reali i Madridit mesfushori holandez, Rafael van der Vart. Lajmin e kanë bërë të ditur dje mediat angleze. Gjigandët spanjollë nuk e shikojnë në planet e tyre lojtarin, i cili është aktivuar shumë pak në këtë sezon. "Sunday Times" thekson se 26-vjeçari është i pakënaqur me rolin e ti te "Los Blancos", duke pasur parasysh faktin se ai nuk ka luajtur në Champions League, ai mund të jetë i nevojshëm për klubet europiane në merkaton e janarit. Por ende nuk është e sigurt nëse Çelsit do të mund t‘i hiqet pezullimi i merkatos nga ana e FIFA-s.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›