Ankthi i bankomatit

Dy djem dhe një vajzë, kolegë pune, janë duke udhëtuar me makinë gjatë natës, kur njëri prej tyre vendos se i duhet të ndalojë në një bankomat.
Por, ndërkohë që ndodhen brenda kabinës së bankomatit, një njeri i panjohur do ta kthejë këtë natë në një tmerr të vërtetë.
Në mes të askundit dhe pa asnjë mundësi për të lajmëruar dikë, kjo mund të jetë nata e tyre e fundit.
“ATM” është një film kompakt pasi që është film debutues i regjisorit David Brooks dhe nga ai mund të kuptoni se vrasësin, gënjeshtarin mund ta takoni në zyre, në dhomën e ndeshjes, afër makinës, por edhe në ndonjë qendër bankiere. Kjo gjë gjeneron një tension që zgjat jo ma pak se 90 minuta.
David (Brian Geraghty), një komisioner e informon një klient në telefon që investimet e tij të paqëndrueshme i kanë kushtuar një punëdhënësi të tij 401 milionë dollarë. David ndihet keq për këtë, por egoizmi i tij dhe kolegu i tij i keq Corey (Josh Peck) i thotë atij se mund ta ndjekë një mbrëmje të kompanisë së tij për Krishtlindje në mënyrë që ta harrojë këtë problem.
Në festë David e spiunon Emilyin (Alice Eve), një punëtore që ai njëherë ia kishte lakmuar asaj një pozite pune, por ajo e kishte ndërruar. Ishte mundësia e tij e fundit dhe ai i thotë asaj që ta dërgojë në shtëpi. Ajo pajtohet, mirëpo Corey kërkon që të shkojë bashkë me të. David pranon pa dëshirë.
Dhe pas vozitjes së tyre në një mot të ftohtë, Corey kërkon që të ndalen pranë një bankomati. Pasi ata dalin jashtë, shohin një figurë që i shikon nga parking. Ata ishin në kurth të një vrasësi, i cili vështirë që do t’i lëshonte gjallë.
Brookes bën një kapitalizim mbi antiseptiken me interier interesant dhe me qëllime të personazheve. Aty ata kuptojnë se nuk është mirë që të ketë dallime dhe shantazhe në punë. Ndërkaq, motivi i vrasësit është i paqartë. Ndoshta plaçka e tij para së gjithash është një grup që u takon financierëve që shkaktuan recensionin.
Filmi do të shfaqet nga e hëna në të dielën në kanalin DigiGold, që në Kosovë e sjell kompania IPKO.
----
ATM
REGJIA: David Brooks
SKENARI: Chris Sparling
AKTORËT: Brian Geraghty, Alice Eve, Josh Peck, Mike O'Brian, etj…
MOSHA E LEJUAR: Mbi 15 vjeç.