Ankthi i fushatës virtuale
Blendi Kajsiu
Ankthi është pjesë e çdo fushate elektorale. Ai buron nga pamundësia për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve para se ato të ndodhin. Në këtë aspekt ankthi parazgjedhor është një nga karakteristikat themelore të demokracisë. Para çdo palë zgjedhjesh ka një paqartësi tensionuese që buron nga boshatisja apo vënia në pikëpyetje e pushtetit në fuqi. E megjithatë fushata aktuale duket se e ka çuar nivelin e ankthit parazgjedhor në nivele të papara më parë. Edhe pse si kurrë më parë, nuk kemi pasur kaq shumë sondazhe që merren me parashikimin e zgjedhjeve. Çudia qëndron në faktin që shpesh ankthi është më i lartë pikërisht në rrethet mediatike që prodhojnë parashikimin e zgjedhjeve nëpërmjet sondazheve dhe që duhet të jenë më të informuarat në lidhje me realitetin zgjedhor. Ç’po ndodh?
Shpjegimi i këtij paradoksi qëndron tek fakti se asnjë fushatë më parë nuk ka qenë kaq virtuale. Së pari, dy partitë kryesore kanë vendosur kontroll të plotë mbi imazhin dhe lajmin e fushatës, aq sa edhe filmimet e mitingjeve bëhen nga partitë dhe jepen nga televizionet. Së dyti, mediat kryesore në vend janë kthyer pothuajse tërësisht nga mbulues në prodhues të fushatës. Nga vëzhgues në palë. Aktorët dhe faktorët kryesor në këtë fushatë, përveç liderëve përkatës janë edhe mediat me pronarët dhe drejtuesit e emisioneve kryesore politike në vend. Për dy partitë kryesore, bashkëpunimi dhe bashkërendimi i fushatës me mediat përkatëse, “Top Channel” majtas dhe “Klan” djathtas, është bërë shumë më i rëndësishëm sesa vetë listat e kandidatëve për deputetë. Pra televizionet kryesore në vend jo vetëm janë pozicionuar me njërën apo tjetrën parti por marrin edhe pjesë aktive në prodhimin e fushatave elektorale. Prandaj prodhimi i realitetit virtual pothuajse e ka fshirë tërësisht realitetin aktual, për aq sa mund të ndahen të dyja.
Reklamimi, analizimi dhe propogandimi i sondazheve është një nga mënyrat bazë sesi mediat marrin pjesë aktive në prodhimin e fushatës virtuale. Mediat pranë të majtës me sondazhet e tyre thonë që zgjedhjet i fiton e majta. Mediat pranë të djathtës me sondazhet e tyre thonë që zgjedhjet i fiton e djathta. Jo rastësisht e gjithë analiza e sondazhit reduktohet tek parashikimi i zgjedhjeve. Pas debatit mbi sondazhet në fakt fshihet debati rreth fituesit të zgjedhjeve. Dhe ky është një debat i rëndësishëm sepse pjesa më e rëndësishme e fushatës elektorale të secilës parti është të bindë zgjedhësit se ajo do t’i fitojë zgjedhjet. Në këtë kontekst edhe sondazhet synojnë më shumë ta prodhojnë sesa ta reflektojnë realitetin.
Pikërisht këtu buron dhe paqartësia dhe ankthi i fushatës. Mediat janë kthyer aq shumë në prodhues të realitetit virtual elektoral saqë edhe vetë e kanë të vështirë t’i besojnë plotësisht sondazhet apo analizat që i propogandojnë qytetarit. Aq më pak munden të besojnë mbulimin mediatik të mitingjeve entuziaste që vjen nga vetë partitë. Problemi është se kur të gjitha mediat janë përfshirë në fushatë, jo si vëzhgues dhe informues, por si aktorë dhe faktorë, asnjë media nuk ka se kujt t’i referohet për të kuptuar se ç’po ndodh realisht me fushatën elektorale. Në analizën e fundit, medias i mbetet t’i referohet realitetit virtual që ajo vetë e prodhon. Prandaj mediat sot janë viktima të realitetit virtual që po ato vetë e kanë prodhuar dhe nga ku nuk dalin dot. Ironia është se mediat, që sot e gjithë ditën i shpjegojnë elektoratit realitetin zgjedhor, janë vetë tërësisht të paqarta se ç’po ndodh realisht në elektorat. Kjo prodhon një paqartësi dhe ankth që fillon në media dhe mbaron në elektorat. Kuptohet mes elektoratit dhe medias është kjo e fundit që është më e paqartë dhe më në ankth, edhe si pasojë e interesave të mëdha që luhen në zgjedhje për pronarët e medias.