E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Ankthi po destabilizon tregun"

Në këtë kohë shumë të tur
bullt financiare, Presiden
ti amerikan është i bindur
se financat dhe ekonomia amerikane
do t‘ia dali mbanë, pas ndërhyrjes
së paketës "shpëtimtare"
të 700 miliardë dollarëve. "Ne
mund dhe do ta zgjidhim krizën,
sepse plani me të cilin po operojmë
është mjaftueshëm agresiv për të
rivënë në funksionim situatën", ka
deklaruar Presidenti amerikan
nga Shtëpia e Bardhë. Fjala e tij
vjen ndërsa liderët e ekonomive
më të zhvilluara të botës janë
mbledhur në Uashington, në kulmin
e ngrirjes së tregjeve të kredive
dhe në prag të një situate recesioni
botëror. Sipas Bush, ajo që po
bëjnë liderët e mbledhur në
kryeqendrën amerikane është
ndërmarrja e hapave të përbashkët
dhe koordinimi i situatës, që
mund të pasohet nga një ulje e
shkallës së interesave. "Përmes
këtyre përpjekjeve, bota po
përcjell një mesazh shumë të
qartë, që në këtë situatë ne jemi
bashkë të gjithë dhe se nga kjo situatë
duhet të dalim po bashkë".
Ministrat e Financave dhe guvernatorët
e bankave qendrore të
disa prej vendeve më të zhvilluara
të botës, që ndodhen aktualisht
në Uashington, do të takohen sot
edhe me Presidentin Bush për të
folur për koordinimin e politikave.
Ndërkohë, indeksi i bursës së Nju
Jorkut ka qenë edhe gjatë ditës së
djeshme shumë problematik dhe
është ulur me 20% në 7 ditët e fundit.
Për Presidentin, zgjidhja e
problemit, e krizës financiare, duhet
dhe do të vijë nga aplikimi i
paketës prej 700 miliardë dollarësh
që u miratua një javë më parë në
Kongresin Amerikan pas shumë
debatesh dhe kundërshtish. Fjala
e djeshme ishte e para e mbajtur
prej Bushit nga miratimi i kësaj
pakete dhe e para herë që Presidenti
përmendi sugjerimin se
qeveria mund të blejë aksione të
bankave, edhe pse një gjë e tillë
është përmendur disa herë kalimthi
nga zyrtarë të tjerë të administratës
së Bushit. Që pas firmosjes
së paketës 700 miliardë dollarëshe,
diskutimet për të janë zhvendosur
nga blerja që taksapaguesit
duhet t‘u bënin kredive të
këqija, te blerja e vetë bankave të
falimentuara, në mos në tërësi të
paktën pjesërisht. Një lëvizje e tillë
është një lloj shtetëzimi i pjesshëm
i industrisë bankare të Shteteve të
Bashkuara të Amerikës, një hap që
pak kohë më parë konsiderohej i
paimagjinueshëm. Qeveria, në
bazë të ligjit, është e autorizuar që
të blejë "asetet problematike".
Këto asete përfshijnë kredi, por sipas
ligjit mund të nënkuptojnë
edhe instrumente financiare, që
janë të nevojshme për promovimin
e stabilitetit financiar të
tregut. Bush, ndër të tjera, vuri re
se Rezerva Federale ka injektuar
qindra miliardë dollarë në sistemin
bankar dhe së bashku me banka
të tjera qendrore po punojnë për
uljen e normave të interesit, që do
të ndihmojë edhe në shkrirjen e
tregjeve të kredive dhe do t‘i hapin
rrugë lëvrimit sërish të kredive.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›