E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pas ankesave, Kryeministri vendos reduktimin e procedurave

Pa kaluar ende pesë ditë nga komentet e bizneseve, kundër procedurave të prokurimit publik, ka reaguar Kryeministri Berisha. Në një aktivitet për trajnimin e administratës shtetërore, lidhur me procedurat e reja të prokurimit elektronik, kreu i qeverisë, Sali Berisha, tha ndër të tjera se do të kërkonte nga Agjencia e Prokurimit Publik reduktimin dhe thjeshtëzimin e disa dokumenteve që aplikon biznesi për të marrë pjesë në një tender. Sipas tij, aplikimi i prokurimit elektronik për të gjithë tenderët, duke nisur nga 1 janari 2009, do të kërkonte një kualifikim më të gjerë të punonjësve të administratës shtetërore, ndërsa subjekteve private u duhen ofruar procedura më të lehtësuara. Kryeministri e ka cilësuar ligjin e ri të prokurimit elektronik si metodën më të pastër për të luftuar korrupsionin dhe mundësinë e bërjes së tenderëve në formë sa më transparente. Në një vit kalendarik zhvillohen mesatarisht 3000 mijë tenderë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›