E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ankthi tek adoleshentët, kur duhet të shqetësohemi



Gjendja e keqe e të rinjve i ngul thellë rrënjët jo vetëm në fushën sociale dhe psikologjike, por edhe në patologjinë mendore

Vendosja në momente të caktuara në një situatë të atillë, që i riu të ndihet keq (turp, ankth, stres), i ka rrënjët jo vetëm në fushën sociale (konsumimi i tepruar, rënia e idealeve) dhe psikologjike (humbja e rolit të prindërve, kriza e kalimit nga adoleshenca në moshë të rritur), por mund të përfshijë edhe aspekte të patologjisë mendore.

Është folur për shenjat e para paralajmëruese të një sëmundjeje depresive, por është vënë pak në dukje fenomeni i ankthit kronik në këtë moshë.

Ankthi kronik është një sindromë që fillon të pushtojë moshën fëmijërore, me ankthin e ndarjes nga prindërit, me ndjenjën ose frikën që mund të ndodhë diçka e keqe familjareve, me shtimin e detyrave të përditshme, me pagjumësinë dhe fenomene si cefalea ose shqetësime neurovegjetative.

Simptomat

Por ankthi i përgjithësuar shfaqet me simptoma të vërteta, pikërisht në adoleshencë, si një anë e padurueshme e tensionit të brendshëm i cili nuk shkaktohet nga raportet me të tjerët (fobia shoqërore) ose detyrat specifike për të përballuar (ankthi i dhënies pas tyre), por me një ndjenjë të vazhdueshme alarmi dhe shqetësimi për gjithë atë që ka të bëjë me eksperiencat dhe impenjimet e përditshme, me vështirësinë e përqendrimit, ndjenja e lodhjes, tensionit muskulor, cefalesë, palpitimeve (përplasja e qerpikëve), shqetësime të aparatit tretës (zorrëve).

Trajtimi

Situata të tilla tensioni nuk lënë hapësirë dhe mund të dërgojnë në përdorimin e ansioliteve (ndonjëherë përdoren nga prindërit), por sidomos kërkimin e alkoolit, cigareve ose në përdorimin e kanabisit të ndjekur nga momente frike.

Gjithë kjo nuk vihet re nga prindërit, sepse i riu nuk ua tregon për të mos i shqetësuar.

Drejtohet ndoshta ndonjëherë tek mjeku i familjes që është filtri i parë i këtyre problemeve dhe që shpesh nuk njeh këtë lloj gjendjeje, duke e ngatërruar për një “krizë” adoleshence.

Nuk duhet të ngatërrohet kjo gjendje me një shqetësim depresiv, por kjo gjendje mund të parandjekë depresionin dhe në përgjithësi psikiatri i sheh këto raste kur “komplikohen” me një shqetësim depresiv ose me patologji të tjera që mund të dalin në fushën pak të njohur të ankthit kronik.

Është e nevojshme të dallohen individët që mund të jenë mbajtës të një sindrome të tillë ankthi të përgjithësuar përmes një sensibilizimi të familjarëve, të mësuesve dhe të mjekëve të familjes.

Trajtimi duhet të jetë farmakologjik për një periudhë nga 3 deri në 6 muaj, e sidomos psikoterapi për një periudhë zakonisht më të gjatë (nga gjashtë deri në një vit).

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›