Annan raporton në OKB për Sirinë
SIRI - I dërguari i OKB-së dhe Ligës Arabe në Siri, Kofi Annan deklaron se do të dërgojë këtë fundjavë një ekip në Damask për të diskutuar ngritjen e një misioni te ri monitorues ndërkombëtar.
Pas raportimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së përmes një video- konference nga Gjeneva, Annan ripërsëriti thirrjet për t’i dhënë fund luftës në Siri dhe për të lejuar kalimin e ndihmave humanitare.
Siria ka deklaruar se është e gatshme të bashkëpunojë me Annan, por rikonfirmoi vendosmërinë për të luftuar terroristët. Ish-shefi i OKB-së tha se i kërkoi vendeve anëtare të Këshillit të flasin me një zë, duke theksuar se qëllimi kryesor i iniciativës së tij të paqes është armëpushimi i menjëhershëm dhe nisja e dialogut politik.
Por komuniteti ndërkombëtar mbetet i përçarë pasi Rusia dhe Kina bllokojnë një rezolutë për Sirinë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)