E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fier, 56-vjeçarja bie nga kati i pestë, rëndë në spital

FIER – Një 56-vjeçare është plagosur rëndë pasi ka rënë nga kati i pestë i pallatit ku banon.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘8 shkurti’ në qytetin e Fierit, ndërsa sipas dëshmitarëve të rastit Natasha Sena ka rënë nga dritarja e një dhome të apartamentit të saj, duke marrë plagë të rende në të gjithë trupin.

56- vjeçarja është në gjendje të rëndë në spitalin e Fierit. Sipas policisë paraprakisht dyshohet se bëhet fjalë për një ngjarje aksidentale.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›