Ivanovic: Kërcënimet e Thaçit janë të rrezikshme
BEOGRAD - Sekretari shtetëror në të ashtuquajturën ministri për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviç, ka deklaruar se Serbia do të kërkojë ndihmën e përfaqësuesve ndërkombëtarë në Kosovë, nëse Prishtina vazhdon me kërcime, siç ishte deklarata se ‘nëse është nevoja, zgjedhjet do të pengohen me të gjitha mjetet”.
“Nëse vazhdohet me kërcënime të tilla, do të kërkojmë mbrojtjen e serbëve nga KFOR-i dhe EULEX-i, pasi Serbia nuk mund ta dërgojë policinë dhe ushtrinë e saj në Kosovë”, - deklaroi Ivanoviç.
Sipas agjencisë së lajmeve Beta, Ivanoviç tha se kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi se do të përdorë të gjitha mjetet për të penguar zgjedhjet serbe në Kosovë. Sipas tij, kërcënimet e Thaçit janë shumë të rrezikshme.
(er.nu/tg/BalkanWeb)