Itali, aksion kundër bandave të hajdutëve, mes të arrestuarve edhe shqiptarë
NAPOLI – Autoritetet italiane shkatërruan disa banda hajdutësh që operonin në rajonin e Campania-s në shtetin fqinj.
Policia bëri të ditur se ka vënë në pranga 120 persona, të dyshuar si autorë të qindra grabitjeve në rajonin Campania.
Aksioni i policisë është realizuar gjatë 48 orëve të fundit, ndërsa mësohet se mes të arrestuarve janë edhe shumë shtetas shqiptarë.
Sipas policisë, këta persona akuzohen për grabitje me armë në banesa duke rekrutuar edhe fëmijë.
Ndërkohë që mësohet se në në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe armë dhe sasi të konsiderueshme lëndësh narkotike.
(er.nu/ansa/BalkanWeb)