Spiunoi në internet shokun gay, 10 vjet burg studentit indian
NJU JORK-Një student do të vuajë 10 vjet burg sepse me veprimet e tij coi në vetëvrasjen e shokut të tij gay me të cilin ndante dhomën në konviktin e Universitetit.
Dharun Ravi, 20 vjec nga India, ish-student i Universitetit të Rutgers u akuzua se përdori një uebkamer me qëllim spiunimin e jetës homoseksuale të shokut të tij, Tyler Clementi duke thyer kështu privatësinë dhe shkaktuar një skandal të madh kombëtar në SHBA.
Mbi Ravin rëndojnë 15 akuza.
Ish-studenti ngarkohet me 4 akuza për krimin e urrejtjes, 2 për shkeljen e privatësisë, 7 akuza për fshehje të krimit dhe provave.
Ai nuk shprehu aspak keqardhje kur iu lexua vendimi me 10 vjet burg, por mbajti një qëndrim të ftohtë dhe deri diku të qeshur sa habiti të pranishmit.
Mendohet se i riu do të ekstradohet drejt Indisë, edhe pse jeton ligjërisht në SHBA që kur ka qenë i vogël. Edhe pse jetoi me zakone amerikane, Ravi nuk e pranoi dot homoseksualitetin e shokut të dhomës, ai e përgjoi, ja publikoi ne rrjete sociale dhe youtube imazhet e kapura fshehtas me uebkamer ku Clementi puthte një djalë tjetër .
Kjo është hera e parë që shteti dënon një veprim të tillë duke lëshuar sinjalin se dënime të tjera do të pasojnë nëse në internet publikohen gjëra ku preket privatësia e personave të tjerë.
Pamjet e studentit Clementi që puthi të dashurin e tij në dhomën që ndante me Ravin ishin shikuar nga gjysma e Universitetit. Pas pak ditësh Clementi u hodh nga Ura ‘George Washington’ duke postuar një status në Facebook, 'Po hidhem nga ura ‘George Washington’, me falni”.
Avokati i Ravit vlerësoi se veprimet e studentit indian ishin të pamatura dhe prej fëmijë, porse klienti i tij nuk ka urrejtje ndaj personave Gay.
Madje, avokati i Ravit theksoi se Clementi kishte probleme të tjera që e shtynë të vetëvritej.
Madje mbrojtja theksoi se uebkamerat ishin vendosur me qëllim që vizitorët e Clementit të mos grabisnin sendet e Ravit.
Ravi në fakt nuk u ngarkua me akuzën e vrasjes së shokut të tij të dhomës, akuzë tepër e rëndë që mund t’i jepte më shumë vite burg të riut.
Vdekja e Clementi, ishte një prej vetëvrasjeve seri të të rinjve gay që ndodhën në shtator të vitit 2010 në mbarë SHBA. Ky fakt u komentua gjatë dhe nga Presidenti Barack Obama.
(d.b/BalkanWeb)