E Diel, 1 Nëntor 2026

Samiti për sigurinë e kufijve, Shkupi lë jashtë Kosovën

Shkup- Edhe pse në Bruksel u nënshkrua një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mbi përfaqësimin rajonal, Kosova sërish nuk po e sheh dot një vetëpërfaqësim.

Dy ditët e fundit shtë mbajtur në Shkup samiti mbi sigurinë e kufijve, por Kosova është lënë jashtë këtij organizimi.

Agjensia e lajmeve INA raporton se pjesë e konferencës janë ministrant e brendshëm të Serbisë, Bosnjes, Malit të Zi, zv. ministri i Shqipërisë, por nuk ka asnjë përfaqësues nga Prishtina.

Në këtë samit është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes shteteve për rritjen e sigurisë kufitare.

Por ky nuk është i vetmi rast kur Kosova përjashtohet, pasi ajo u përjashtua edhe  në samitin mes vendeve të Ballkanit dhe Turqisë.

Nënshkrimi i marrëveshjes i jep mundësinë shtetit më të ri në rajon të përfaqësohet sipas rezolutës 1244, por mesa duket nuk po ndodh një gjë e tillë.

No related posts.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›