E Diel, 1 Nëntor 2026

Ansambli holandez zbret në Durrës

Atmosfera festive e fundvitit ka nisur me një koncert të "Sekuens" në fundjavën durrsake. Ansambli vokal "Sekuens" në kuadrin e sezonit ndërkombëtar koncertor 2007-2008 është mirëpritur dhe në bregdet me programin e pasur në përbërje të të cilit janë këngë të njohura, si "Haste on, my joys", "My spirit sang all the day", "Blackbird" dhe këngë të dashurisë. "Sequens" u formua si një kuartet burrash në vitin 1983 në Holandë, po 24 vjet më pas ai ka një përbërje mikse gjinore dhe rrjedhimisht është përshtatur për të gjetur burime të reja muzikore. Ansambli ka një repertor të pasur në muzikë të lehtë dhe klasike. Ai është i ndryshueshëm në ngjyra dhe kompozime, duke diktuar dhe një punë të vazhdueshme të këngëtarëve me vokalin. "Sequens" njihet për interpretim të një përzierje të muzikës shpirtërore në stile periudhash dhe këndvështrimesh të ndryshme, të cilat shprehin qartësi dhe intimitet. Ata kanë dhënë mbi 300 shfaqje në Holandë, në ambiente kishtare dhe auditorë, skena teatrosh dhe aktivitete kulturore, si dhe janë pjesëmarrës në festivale të ndryshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›